LIVE UPDATES
Editorial

Europa pa Amerikën

22 Qershor 2020, 09:32 Nga DOSJA
Europa pa Amerikën

Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9.500 GI-s, kjo temë ka përfshirë të gjitha nivelet e politikës në Gjermani. Kryetarë bashkish në rajone janë të shqetësuar për dobësimin strukturor të rajoneve të tyre, ministri i Jashtëm gjerman i trembet dobësimit të mëtejshëm të marrëdhënies gjermano-amerikane dhe strategë ushtarakë pyesin veten, se çfarë do të thotë ky vendim për arkitekturën e sigurisë në Europë. Në fund të fundit, Gjermania është vendi kryesor i strategjisë së mbrojtjes te SHBA në Europë, dhe vend ku janë stacionuar armë atomike amerikane, që në rast nevoje transportohen nga avionë gjermanë në destinacion.

„Se ku do të shkojë ky udhëtim dhe çfarë boshllëqesh sigurie krijohen është tërësisht e paqartë”, thotë zëvendëspresidenti i fondacionit German Marshall Fund në Berlin, Thomas Kleine-Brockhoff. Ai thotë, se nuk dallon në moment fitues nga ky vendim. Madje as fqinja e Gjermanisë, Polonia, që shpreson për shtim të kontigjentit amerikane në vend. Dobësimi i marrëdhënieve SHBA – Gjermani dëmton të gjithë Europën, thotë Kleine-Brockhoff, gjë që e kanë regjistruar edhe vendet qendrore dhe ato lindore në Europë. E megjithatë Europa duhet të gjejë përgjigje për tërheqjen e amerikanëve.

Siguria e Europës pa Amerikën

“Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi”, thotë politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, deputet në Bundestag. Ai përsërit me këtë një kërkesë të njohur, por se ç’pamje do të ketë kjo përgjegjësi, politika gjermane e lë të hapur. Do të ketë më shumë angazhim në një vatër krize për të lehtësuar SHBA që duket se në të ardhmen do të fokusohet tek rivalja aziatike, Kina? Apo presioni nga SHBA do të bëjë që Gjermania më në fund t’i përgjigjet kërkesave dhe do rrisë në mënyrë masive shpenzimet për mbrojtjen?

Trump i pakënaqur me Gjermaninë për shpenzimet e pakta të mbrojtjes

Eksperti i politikës së jashtme, Kleine-Brockhoff rekomandon pikërisht këtë. „Republika Federale ka treguar në krizën e refugjatëve e në krizën e Coronës tani, se ajo mund ta mbushë dorën me shuma të mëdha”, thotë ai. Apo do të ishte e mundur për Gjermaninë edhe një ndryshim paradigme? Orientimi tek një Europë që mund të garantojë sigurinë e saj pa Amerikën, si konsekuenca e fundit.

Oferta të vazhdueshme

Nëse kjo e fundit do të ndodhej në listën e fshehtë të dëshirave të politikanëve gjermane, atëherë pasoja do të ishte rritja e peshave ushtarake në BE, Paris, Berlin. E do të vendoste në qendër sërish një pyetje të pakëndshme për Gjermaninë: qëndrimin ndaj armëve atomike. Kërcënimi atomik konsiderohet si siguracioni i fundit për pavarësinë shtetërore.

Republika Federale qëndron prej dekadash në mburojën mbrojtëse atomare të NATO-s e me këtë edhe të SHBA. Nëse Europa duhet të tregojë vetë kujdes për mbrojtjen e saj, duhet që të ketë një zëvendësues europian për këtë. Për shembull Franca. Francezëve u kushton shumë të qenit fuqi atomike, “Force de Frappe”. Në këtë drejtim ata prej kohësh kanë ruajtur gjithmonë distancë me SHBA dhe NATO-n. Deri sot armët atomike franceze nuk janë të integruara në planet e aleancës së mbrojtjes. Nga ana tjetër ka pasur në të shkuarën gjithmonë përpjekje për ta afruar Gjermaninë me arsenalin atomik francez. Nën presidentin francez, Jacques Chirac madje në vitet 90-të u fol për një ndarje të përgjegjësisë. Nicolas Sarkozy i ka ofruar Merkelit edhe një pjesëmarrje financiare. Por Berlini ka thënë faleminderit duke iu referuar mburojës së SHBA-së.

Oferta e Emmanuel Macron

Në fillim të vitit ishte presidenti francez, Emmanuel Macron që ndërmori një përpjekje të re. Presidenti i ftoi partnerët europianë për një „dialog strategjik” për arsenalin atomik francez. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kramp-Karrenbauer e pranoi ftesën, por pa harruar të theksojë rëndësinë e mburojës atomike amerikane për Gjermaninë. Katër muaj më pas nga dialogu strategjik nuk ka dalë ndonjë gjë e madhe. Që për opinionin ka pak informata, kjo lidhet edhe me sensibilitetin e kërcënimit atomik. „Nëse vihet në pikëpyetje mburoja atomike amerikane dhe pjesëmarrja nukleare amerikane në Europë e diku tjetër, atëherë do të ekzistojë nevoja e shumë fuqive të vogla e të mesme për të qenë vetë fuqi nukleare”, thotë Thomas Kleine-Brockhoff. Thjesht dyshimi mund të shkaktojë një zinxhir reagimesh që dhe të bëjë të pasigurtë partnerë dhe rivalë.

Modeli i avionit gjermano-francez, FCAS

Christian Mölling, nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme në Berlin thotë se „do t’i rekomandoja qeverisë të ecë në dy shina. Pra të mbahet hapur mundësia e kalimit tek potenciali francez.” Një ndërrim i tillë i korsisë së mbrojtjes kërkon një përgatitje disa vjeçare.

FCAS – hapi i parë drejt ndërrimit të strategjisë?

Një mundësi për të inicuar një zhvillim të tillë mund të jetë avioni luftarak gjermano-francez, FCAS që duhet të zhvillohet deri në vitin 2024. “20 vite për të ndërtuar besimin e një perspektivë të përbashkët nuk janë shumë kohë. Por për një ndërrim drejtimi politiko-shtetëror”, analizon Mölling.

Nuk ka përgjigje të thjeshtë për çështjen nukleare, por me gjasë në vitet e ardhshëm, duhet që gjermanët të mësojnë më shumë për mendësinë franceze nukleare. Siguria në Europë pa Amerikën – nëse kjo do të ishte ndonjëherë e mundur – është një çështje dekadash. Por vramendja për këtë, mund të fillojë më herët.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial europe gjermania marredheniet shba-be shba europe gjermania marredheniet shba-be shba

Sondazh

Poll
Editorial 19 Qershor 2020, 12:30

Rekrutuesi i fatkeqësisë

Kur diskutohet ndikimi i fatkeqësive natyrore në politikë, shumica e quan fat për Edi Ramën, atë që ka ndodhur nga 26 nëntori deri sot.Tërmeti dhe virusi, sipas...

Editorial 18 Qershor 2020, 12:20

Në Washington, pa parime

Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milo...

Editorial 16 Qershor 2020, 05:53

Si do të jetë bota pas pandemisë

Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore,...

Editorial 14 Qershor 2020, 16:15

Varka e Turit dhe barka e Noes!

Varka e Turit dhe barka e Noes!“Turi po lundronte me varkë në një lumë të rrëmbyeshëm.  Para i doli një shkëmb nënujor. Çfarë bëri Turi?Lundroi për në br...

Editorial 10 Qershor 2020, 10:08

Dy negociata me dy shpejtësi

1.Për disa prej nesh që kemi kaluar disa procese negociatore të Kosovës- si dhe për disa prej të tjerëve që kanë kaluar procese të tjera negociatore në kriza të...

Editorial 9 Qershor 2020, 13:29

Ndëshkim për Gjermaninë e pabindur

GJERMANI– A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato? Përgjigja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeveri...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni