LIVE UPDATES
Art&Argëtim

20 Nëntor 2019, 16:55 Nga DOSJA

TIRANË- Përfaqësues të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit kanë qenë të pranishëm në Samitin e përvitshëm të Europa Nostra. Në një deklaratëe për mediat Aleanca bën me dije se prezenca e tyre në këtë Samit ishte për të sensibilizuar specialistët e trashëgimisë europiane në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar dhe futur atë në listën e shtatë vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, për këtë vit.

Ndërkohë mësohet se Guy Clausse, zëvëndës Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra, i ka nisur një letër një prej drejtuesve të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, Robert Budinës.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 vendndodhjet më të rrezikuara 2020” – një fushatë e shoqërisë civile që identifikon monumentet dhe zonat në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të gjetur një të ardhme të realizueshme dhe të qëndrueshme për këto zona”, shkrohet më tej në letër.

REAGIMI I PLOTË NGA ALEANCA

Një delegacion nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i përbëre nga regjisorja Sesilia Plasari, arkitekti Kreshnik Merxhani dhe regjisori Robert Budina, morrën pjesë në Samitin e përvitshëm të Europa Nostra për Trashëgiminë Europiane, me qëllimin për të sensibilizuar specialistët e trashëgimisë europiane në lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e Teatrit Kombëtar dhe futur atë në listën e shtatë vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, për këtë vit.

Kjo është mbështetja që mbërrin nga Haga me anë të një letre të nënshkruar nga Guy Clausse zëvëndës Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra dhe Paolo Vitti anëtar i Këshillit të saj, në lidhje me përpjekjen që po bën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për ta mbrojtur atë si pasuri europiane të Kulturës.

I nderuar Z. Budina,

Ju shprehim vlerësimin tonë për takimin e tetorit të kaluar në kuadër të Samitit të Trashëgimisë Europiane 2019 të mbajtur në Paris. Me atë rast ju patët mirësinë të na përditësoni në lidhje me veprimet e kryera nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” për të ruajtur dhe shpëtuar monumentin kombëtar nga rrënimi. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me tensionet midis atyre që mbështesin dhe promovojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit nga njëra anë dhe organeve të qeverisjes vendore nga ana tjetër. Ushtrimi i forcës policore për të përzënë demonstruesit paqësorë është po aq shqetësues.

Siç mund të kujtoni, në një letër të datës 18 korrik 2018 drejtuar Z. Edi Rama, Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, Presidentit të Shqipërisë si dhe zonjës Romana Vlahutin, Kryetares së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra, z.Hermann Parzinger, shprehu shqetësimin tonë të sinqertë në lidhje me vendimin alarmant për të shembur Teatrin Kombëtar historik të Shqipërisë në Tiranë, një vend trashëgimie historike me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore në Europë, për ta zëvendësuar me një ndërtim modern. Në perspektivën e zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, të cilat kanë nisur të përbëjnë një kërcënim të hapur për Teatrin Kombëtar, Europa Nostra pohon në mënyrë të ripërsëritur mbështetjen e saj për fushatën tuaj për shpëtimin dhe rigjallërimin e Teatrit nëpërmjet aktiviteteve kulturore nga e gjithë Europa, të cilat japin një mesazh unik për vlerat kulturore të Europës.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është një monument i rëndësishëm dhe unik i arkitekturës europiane, i vendosur në një kontekst urbanistik me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e Tiranës dhe të Shqipërisë. Fshirja e Teatrit Kombëtar nga lista kombëtare e monumenteve të mbrojtura është një veprim që injoron me paramendim rëndësinë e pranuar dhe legjitimuar arkitekturore, historike dhe urbane të ndërtesës, çka dëshmohet nga kërkimet shkencore të kryera në nivelin akademik nga studiues nga Shqipëria dhe jashtë saj. I bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të heqë përfundimisht dorë nga planet për shkatërrimin e këtij simboli të patjetërsueshëm të Tiranës dhe të marrë seriozisht parasysh potencialin e tij të pazëvendësueshëm për pasurimin kulturor dhe shoqëror të Tiranës, çka mishëron plotësisht godina e Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar për “7 vendndodhjet më të rrezikuara 2020” – një fushatë e shoqërisë civile që identifikon monumentet dhe zonat në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të gjetur një të ardhme të realizueshme dhe të qëndrueshme për këto zona. Programi “7 vendndodhjet më të rrezikuara ” u lançua në janar 2013 nga Europa Nostra dhe Instituti Europian i Investimeve si anëtarë themelues. Paneli i Këshillimit i 7 vendndodhjeve më të rrezikuara do të takohet shpejt në Hagë dhe do të shqyrtojë dhe disktuojë nga afër zonat e nominuara. Europa Nostra mbetet e hapur dhe e gatshme të vazhdojë dialogun me autoritetet shqiptare në një përpjekje për të arritur një zgjidhje që i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të gjithë palëve të interesuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar europa nostra shembja e teatrit kombëtar teatri nje nga 7 godinat ne rrezik aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar europa nostra shembja e teatrit kombëtar teatri nje nga 7 godinat ne rrezik

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni