Sport

Europa League: United e kthen ndeshjen në stërvitje, Basel trondit Frankfurtin

Dy ndeshje u luajtën pa tifozë, një me stadiumin plot
Featured image of article: Europa League: United e kthen ndeshjen në stërvitje, Basel trondit Frankfurtin Festa e "Djajve"

Sot u luajtën tri ndeshjet e orës 18:55 të Europa League, ku golat u bënë lumë.

Manchester United shkatërroi 5-0 LASK-un dhe kualifikimi është më shumë se i siguruar. “Djajtë e kuq” shvnuan në pjesën e parë me Ighalo, ndërsa në të dytën gjetën rrjetën James, Greenwood dhe Pereira.

Në Gjermani Basel i bëri gjëmën Frankfurtit duke fituar 3-0. Golat e takimit u shënuan nga Campo, Bua dhe Frei. Stadiumi? Krejtësisht bosh, ashtu si në ndeshjen e United-it.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Tifozët sot ishin të pranishëm në ndeshjen e Basaksehirit me Kopenhagenin. Viska shënoi me penallti golin e vetëm të ndeshjes, duke bërë gjithçka të vështirë për nordikët.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment