Sport

EUROPA LEAGUE/ Shkëndija provoi të rezistojë, por fiket përballë Tottenham-it (VIDEO)

Pavarësisht se kë kundërshtar kishte përballë, ekipi nga Tetova nuk tregoi shenja inferioriteti dhe u përball me kokën lart
Featured image of article: EUROPA LEAGUE/ Shkëndija provoi të rezistojë, por fiket përballë Tottenham-it (VIDEO) Shkëndija-Tottenham

SHKUP– Shkëndija provoi deri në fund,por nuk ja arriti përballë Tottenhamit. Kuqezinjtë munden 1-3 në Shkup dhe i thojnë lamtumirë Europës. Pavarësisht se kë kundërshtar kishte përballë, ekipi nga Tetova nuk tregoi shenja inferioriteti dhe u përball me kokën lart. “Spurs” kaluan në avantazh që në minutën e pestë, kur pas një aksioni pa shumë pretendime, mbrojtësi i majtë Pavic u spostua shumë drejt qendrës dhe la të lirë argjentinasin Lamela, i cili gjuajti saktë dhe dërgoi sferën në rrjetën e portës së Zahov.

Në minutën e 55-të ishte sulmuesi anësor Valmir Nafiu që pasi u shërbye nga Doriev mbi vijën e 16 merave, lëshoi një “silurë” me të djathtën dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Joe Hart, duke rikthyer baraspeshën.

Megjithatë golin e avantazhit e shënoi njeriu i momentit për londinezët, sulmuesi koreano-jugor Son Huen Ming, i cili përfitoi nga një top i ardhur pas grushtimit të Zahov dhe gjuajti saktë në trekëndëshin e portës së Shkëndijës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i ndeshjes, sulmuesi anglez Harry Kane u harrua i vetëm në zonë nga kapiteni Bejtullai dhe shënoi edhe golin e tretë pas një krosimi në Son, duke vulosur rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment