Sport

EUROPA LEAGUE/ Roma fitore karakteri ndaj Ajax, Arsenal bllokohet ndaj Slavia Prague ndërsa Manchester United…

Kanë përfunduar katër takimet e Europa League. Në ndeshjen e parë Roma fiton me përmbysje përballë Ajax me shifrat 1-2.
Featured image of article: EUROPA LEAGUE/ Roma fitore karakteri ndaj Ajax, Arsenal bllokohet ndaj Slavia Prague ndërsa Manchester United… Roma

EUROPË-Kanë përfunduar katër takimet e Europa League. Në ndeshjen e parë Roma fiton me përmbysje përballë Ajax me shifrat 1-2. Takimi zhvilluar në “ Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit foli fillimisht për vendasit pasi në minutën e 24-të shënuan me anë të Klaassen.

Në minutën e 53-të serbi Tadiç shpërdoroi një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat, pasi humbi një 11-metërsh, ndërsa skuadra e Fonsecës rikthyen baraspeshën vetëm 4 minuta më vonë me kapitenin Lorenzo Pellegrini.Tre minuta para fundit të lojës ishte mbrojtësi Brazilian Ibanez që shënoi golin e fitores për verdhekuqtë, të cilët tashmë hedhin një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Europa Leagues.

ARSENAL-SLAVIA PRAGUE 1-1

Arsenal ka zhgënjyer në takimin e parë përballë Slavia Prague. Takimi zhvilluar në Londër përfundoi me shifrat 1-1. Topçinjtë e Mikel Artetës zhbllokuan sfidën në minutën e 86’ me anë të Nicolas Pepe, por miqtë barazuan në shtesë me Holes, ndërsa kualifikimi është shtyrë për në ndeshjen e kthimit në Çeki.

GRANADA-MANCHESTER UNITED 0-2

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me një këmbë në gjysmëfinale është edhe Manchester United, që triumfoi me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën ndaj spanjollëve të Granadës. Marcus Rashford në pjesën e parë dhe Bruno Fernandes me penallti afër fundit, ishin autorët e golave për “djajtë e kuq”.

DINAMO ZAGREB-VILLAREAL 0-1

Në sfidën e fundit të mbrëmjes, skuadra e vetme ballkanase në çerekfinale, Dinamo e Zagrebit u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga spanjollët e Villareal, falë një goli të Morenos në minutën e 44-t të pjesës së parë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment