Sport

Europa League: Roma dhe Leverkusen kualifikohen, LASK eliminon Ajax-in

LASK eliminoi AZ Alkmaar-in, skuadër e cila po rivalizon me Ajax-in për titullin kampion në Holandë
Featured image of article: Europa League: Roma dhe Leverkusen kualifikohen, LASK eliminon Ajax-in Festa e Kluivertit

Sot nuk pati surpriza në ndeshjet e orës 18:55 të Europa League. Roma rrezikoi një moment pas golit të Gentit, por barazoi ndeshjen me anë të Kluivert dhe kualifikohet në 1/16-at pas barazimit 1-1 në Belgjikë ndaj Gentit.

Edhe Bayer Leverkusen u kualifikua ndaj Portos, duke fituar 3-1. Wolfsburg dhe Basel fituan sërish përballë Malmo dhe APOEL dhe janë dy ekipet e radhës që kualifikohen më tej.

LASK ia doli të eliminonte AZ Alkmaar, skuadër e cila po rivalizon me Ajax-in për titullin kampion në Holandë. Austriakët, të cilët kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë, shënuan nga një gol për pjesë dhe fituan 2-0.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

 

 

Shto Koment