Sport

EUROPA LEAGUE/ Pioli rikthehet në pankinë me 4 gola, Milan kalon në raundin tjetër

Edhe nëse e humb ndeshjen e fundit ndaj Spartës së Pragës, Milani e ka të sigurt vendin e dytë
Featured image of article: EUROPA LEAGUE/ Pioli rikthehet në pankinë me 4 gola, Milan kalon në raundin tjetër Milan

MILANO-Milani arriti një fitore spektakolare dhe me përmbysje 4-2 ndaj Celtic Glasgoë-t në “San Siro”, e cila shërbeu për të siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Europa League-s, teksa në takimin tjetër të Grupit H Sparta e Pragës u mposht 2-1 nga Lille, që vazhdon të mbajë vendin e parë në grup me 11 pikë, një më shumë se kuqezinjtë.

Duke iu kthyer takimit të Milanos, skuadra e Stefano Piolit pati një start të tmerrshëm, teksa brenda 14 minutave të para pësoi dy gola, që kishin si autorë Rogic dhe Edouard. Gjithsesi, “Djalli” arriti të barazonte shifrat në pjesën e parë, pikërisht në minutat 24’ dhe 26’ me finalizimet e Calhanoglu (goditje e lirë) dhe Castillejo. Gjatë fraksionit të dytë kuqezinjtë mbyllën llogaritë me Celtic me golat e Hauge dhe Diaz.  Edhe nëse e humb ndeshjen e fundit ndaj Spartës së Pragës, Milani e ka të sigurt vendin e dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment