Sport

EUROPA LEAGUE/ Nuk ka finale angleze, Roma-Manchester prodhon gola pafund, Arsenal-Villarel barazim që i shkon për shtat spanjollëve

Janë mbyllur dy ndeshjet gjysmëfinale të Europa League. Roma ka fituar ndeshjen 3-2 ndaj Man United.Në sfidën tjetër, Arsenal nuk arriti të mposhte dot Villareal dhe eleminohet kështu në gjysmëfinale.
Featured image of article: EUROPA LEAGUE/ Nuk ka finale angleze, Roma-Manchester prodhon gola pafund, Arsenal-Villarel barazim që i shkon për shtat spanjollëve Roma-Manchester United

EUROPË– Europa League mëson dy skuadrat finaliste dhe ato janë Manchester United dhe Villareal. “Djajtë e Kuq” luajtën ndaj Romës, që zbarkuan në kryeqytet me rezultatin 6-2 të fituar në ndeshjen e parë. Skuadra e Romës fitoi me shifrat 3-2 por nuk mjaftoi që skuadra e Fonsecës të kalonte në raundin tjetër.

Ishte Manchester United që kaloi fillimisht në avantazh me anë të Cavanit. Ndërsa pjesa e dytë nisi vrullshëm për italianët, që në harkun kohor të 3 minutave realizojnë dy gola. Madje pa kaluar shumë kohë, De Gea bën heroin në dy raste të tjera, për të mos lejuar surprizën e hidhur. Megjithatë ishte përsëri Cavani ai që vret vrullin romak, teksa në minutën e 68 tund rrjetën përsëri. Roma shënon sërish në minutën e 83-të, por fitorja nuk mund t’i sjellë kualifikimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barazimi 0-0 ndaj Villareal, nuk e lejoi skuadrën e Arsenal të kalonte në finale.Villareal për herë të parë në histori shkon në një finale të Europa League dhe trajneri Emery “hakmerret” ndaj ish-skuadrës së tij. Man United-Villareal do të jetë finalja e madhe e Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment