Sport

EUROPA LEAGUE/ Milan kursehet me gola, Ibrahimovic dhe Calhanoglu mundin irlandezët e Shamrock Rovers

Në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit europian kuqezinjtë do të përplasen me Bodo/Glimt të Norvegjisë
Featured image of article: EUROPA LEAGUE/ Milan kursehet me gola, Ibrahimovic dhe Calhanoglu mundin irlandezët e Shamrock Rovers Shamrock Rovers vs Milan

IRLANDË-Milan kalon Shamrock Rovers. Në Irlandë kuqezinjtë drejtuar nga Pioli fitojnë 2-0 dhe shkojnë në raundin e tretë të Europa League. Ekipi nga Milano shënuan  nga një gol në çdo pjesë me autorë Zlatan Ibrahimovic dhe Calhanoglu. Gjiganti suedez u shërbye pikërisht nga fantazisti turk në momentin kur zhbllokoi takimin, ndërsa në të 67-tën turko-gjermani shënoi vetë thuajse mbi vijën e 16 metrave, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Debutuan me “Djallin” pikërisht në Europa League dy blerjet e fundit, Brahim Diaz dhe Sandro Tonalin. Në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit europian kuqezinjtë do të përplasen me Bodo/Glimt të Norvegjisë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment