Sport

EUROPA LEAGUE/ Manchester United “asfalton” Romën, Villareal thyen Arsenalin

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e Europa League. Manchester United nuk gabon përballë Romës dhe fiton ndeshjen e parë me shifrat 6-2
Featured image of article: EUROPA LEAGUE/ Manchester United “asfalton” Romën, Villareal thyen Arsenalin Manchester United

EUROPË– Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e Europa League. Manchester United nuk gabon përballë Romës dhe fiton ndeshjen e parë me shifrat 6-2. Një rezultat që i jep mundësinë skuadrës angleze të administrojë me qetësi ndeshjen e dytë.

Në “Old Trafford” gjithçka nisi keq për Romën, që u detyrua të kryejë tre zëvendësime të detyruara që në pjesën e parë, teksa në minutën e 9’ portugezi Bruno Fernandes kaloi në avantazh “djajtë e kuq”, pas një kombinimi perfekt me Pogba e Cavanin.

Skuadra e Romës ia doli të reagojë dhe në minutën e 15’ shënoi me Pellegrinin nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa në minutën e 34-t Dzeko shënoi golin e dytë.Megjithatë pjesa e dytë foli totalisht për vendasit, që rikthyen baraspeshën me anë të Cavanit në minutën e 48’, ndërsa në të 64-ën ishte sërish sulmuesi uruguaian që dërgoi topin në rrjetë, duke u dhënë avantazhin “djajve të kuq”.

Bruno Fernandes me penallti, Paul Pogba dhe Greenëood kompletuan suksesin 6-2 për Manchester United, që prek kështu finalen e Gdanskut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VILLAREAL-ARSENAL 2-1

Villareal fiton me shifrat 2-1 ndaj Arsenalit.  Ishin spanjollët që zhbllokuan sfidën në minutën e e 5-të me anë të Trigueros.Në minutën e 29’ ishte mbrojtësi veteran Raul Albiol që mposhti për herë të dytë portierin Leno dhe dyfishoi avantazhin e spanjollëve.Në minutën e 73-të Saka fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol sulmuesi Nicolas Pepe, duke rihapur ndeshjen. Rezultati mbeti i pandryshuar dhe finalistja do të përcaktohet në sfidën e kthimit në Londër.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment