Sport

Europa League: Leverkusen mposht Rangersin, Olympiacos ndal “Ujqit” me 10 lojtarë

"Aspirinat" shkëlqejnë në Skoci, shënojnë Havertz, Aranguiz dhe Bailey
Featured image of article: Europa League: Leverkusen mposht Rangersin, Olympiacos ndal “Ujqit” me 10 lojtarë Triumfi i Bayer Leverkusenit

Bayern Leverkusen sot arriti një fitore 3-1 ndaj Rangersit. Skuadra gjermane shënoi 3 gola jashtë fushe me autorë Havertz, Aranguiz dhe Bailey. Për skocezët rrjeta e vetme mban firmën e Edmunsonit.

Sot fitoi edhe Shakhtar Donetsk në stadiumin e boshatisur të Wolfsburg-ut, duke shënuar dy herë në portën e “Ujqve”. Në fakt, VAR bëri lëmsh gjithçka, ndërsa u gabuan edhe dy penallti (një për secilin ekip). Moraes realizoi për ukrainasit, kurse vendasit barazuan përkohësisht me Brooks, por miqtë shënuan golin e fitores me Marcos Antonio.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Olympiacos arriti të merrte barazim ndaj Wolves me një lojtar më pak. Madje, duke shënuar i pari me autor El Arabin. Prej minutës së 29-të, grekët mbetën me dhjetë lojtarë, por në fund ishte Pedro Neto ai i cili barazoi gjithçka.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment