Sport

Europa League/ Laçi befason izraelitët e Beer Sheva, Teuta ndeshje për t’u harruar

Laçi mori një rezultat befasues me Hapoel Beer Sheva, ku arriti një barazim shumë të vlefshëm, por që mund të kishte rrëmbyer dhe një fitore.
Featured image of article: Europa League/ Laçi befason izraelitët e Beer Sheva, Teuta ndeshje për t’u harruar Pamje nga Laçi-Hapoel Beer Sheva

Kanë përfunduar ndeshjet e skuadrave shqiptare në Europa League. Një barazim dhe një humbje ky ishte bilanci i ndeshjeve të para në eleminatoret e këtij kompeticioni.

Laçi mori një rezultat befasues me Hapoel Beer Sheva, ku arriti një barazim shumë të vlefshëm, por që mund të kishte rrëmbyer dhe një fitore.

Kurbinasit realizuan shumë shpejt me Nëabueze pas 3 minutash lojë. Hapoel Beer Sheva shtoi presionin gjatë pjesës së dytë dhe arriti që të realizonte golin e barazimit në minutën e 78.

Nga ana tjetër Teuta u mund 3 me 0 në sfidën e parë në fushën e skuadrës letoneze Ventspils.

Teuta bëri një ndeshje për tu harruar, pasi kishte shumë gabime në prapavijë, që sollën dhe rezultatin e dobët. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 18 korrik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment