Sport

Europa League: Interi bën detyrën edhe pa tifozë, United argëtohet me gola

"San Siro" sonte ishte i boshatisur, Lukaku më fatlumi në fushë
Featured image of article: Europa League: Interi bën detyrën edhe pa tifozë, United argëtohet me gola Dyshja Sanchez-Lukaku

Interi këtë të enjte fitoi edhe ndeshjen e dytë në Europa League ndaj Ludogoretsit me rezultatin 2-1. Ekipi i trajnerit Conte luajti me kujdes në “San Siron” e boshatisur nga frika e Coronavirusit dhe kaloi më tej me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Zikaltrit pësuan të parët në minutën e 26-të nga Oliver-Souza, por italianët reaguan shpejt. Biraghi barazoi në të 32′ me asist nga Eriksen dhe pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë shënoi edhe Lukaku.

Goli i sulmuesit belg ishte krejtësisht me fat. Ai kombinoi bukur me kilianin Sanchez, goditi me kokë, portieri i bullgarëve e priti goditjen e parë; topi përfundoi më pas në kokën e Lukakut dhe ky i fundit gjeti rrjetën… pa parë asgjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manchester United, ndërkohë, sonte fitoi me spektakël ndaj Club Brugge duke kaluar në 1/8 e Europa League me goleadë 5-0. Golat për “Djajtë e kuq” i shënuan Fernandes, Ighalo, McTominay dhe Fred.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment