Sport

EUROPA LEAGUE/ Bodo Glimt “pickon”Milanin, por kuqezinjtë kalojnë në raundin tjetër (VIDEO)

Milani administroi mirë avantazhin dhe ia doli të kualifikohet më tej, ndërsa tani është vetëm 90 minuta larg fazës së grupeve
Featured image of article: EUROPA LEAGUE/ Bodo Glimt “pickon”Milanin, por kuqezinjtë kalojnë në raundin tjetër (VIDEO) Milan

MILANO-Bën detyrën Milani, që fitoi jo pa vështirësi ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt me rezultatin 3-2 dhe u kualifikua në fazën Play Off të Europa Leagues, ku do të gjejë përballë portugezët e Rio Aves.Kuqezinjtë vinin në këtë takim me mungesa të shumta, veçanërisht në mbrojtje e në sulm, ku luajtën titullarë dy të rinj si Gabbia e Colombo, megjithatë ia dolën të marrin atë që vlente më shumë, fitoren.

Norvegjezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 15’, por Milani barazoi në aksionin e radhës me një gol spektakolar të shënuar nga mesfushori turk Hakan Calhanoglu. Colombo shënoi golin e avantazhit për Milanin në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Calhanoglu çoi shifrat në 3-1.Hauge shënoi sërish për norvegjezët dhe rihapi takimin në minutën e 55-të, por deri në fund Milani administroi mirë avantazhin dhe ia doli të kualifikohet më tej, ndërsa tani është vetëm 90 minuta larg fazës së grupeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment