Sport

Europa League: Arsenali vuan në Greqi, Romën e shpëton Perez

Olympiacos luajti super dhe ushtroi presion gjatë gjithë kohës
Featured image of article: Europa League: Arsenali vuan në Greqi, Romën e shpëton Perez Festa e Arsenalit

Arsenali sot fitoi 1-0 në Greqi ndaj Olympiacos-it. Ndeshja u dominua kryesisht nga vendasit, por në fund “Topçinjtë” treguan efikasitetin e tyre duke shënuar në një prej rasteve të pakta që krijuan.

Olympiacos bëri një ndeshje të madhe, duke ushtruar presion gjatë gjithë kohës dhe duke vënë në goxha vështirësi miqtë. Megjithatë, Arsenali ruajti qetësinë dhe arriti ta ndëshkonte në fund të takimit me sulmuesin Alexandre Lacazette.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, deshjen e parë në ndeshjen Roma-Gent e fituan italianët 1-0. Verdhekuqtë kaluan me sukses testin e parë, por pa e siguruar kualifikimin. Perez me asist nga Dzeko arriti t’i japë fitoren ekipit të tij, duke e shpëtuar nga turpo.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment