
EUROPË– Në Grupin A në Europa League Roma fitoi ndaj Cluj me shifrat 5-0. Ndeshja zhvilluar në “Olimpico” të Romës foli vetëm për verdhekuqtë dhe në asnjë moment nuk e vunë në diskutim suksesin. Skuadra e kryeqytetit italian e mbylli pjesën e parë me tre gola diferencë, pasi gjetën rrjetëm Mkhytarian, Ibanez dhe Mayoral.
Gjatë pjesës së dytë ekipi i drejtuar nga Fonseca shënoi edhe dy gola të tjerë me Mayoral dhe Pedron për rezultatin përfundimtar 5-0. Luajti titullar në mbrojtje Marash Kumbulla, që pati pak punë për të bërë ndaj ekipit rumun.
Në Grupin F Napoli fitoi me përmbysje ndaj Rijekës me shifrat 1-2. Skuadra kroate kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të me Muric. Napolitanët mundën të barazonin në fundin e pjesës së parë me Demme, ndërsa në të 62-ën detyruan Braut të shënonte autogol. Po në këtë grup, Real Sociedadi fitoi 1-0 ndaj Alkmaarit.
REZULTATET
AS Roma – CFR Cluj 5-0
Benfica – Rangers 3-3
Hapoel Beer Sheva – Bayer Leverkusen 2-4
Lech Poznan – St. Liege 3-1
Ludogorets – Tottenham 1-3
Omonia – Granada CF 0-2
PAOK – PSV 4-1
Rapid Vienna – Dundalk 4-2
Real Sociedad – AZ Alkmaar 1-0
Rijeka – Napoli 1-2
Sivasspor – Qarabag 0-0
Slavia Prague – Nice 3-2
E.Ç (Dosja.al)