LIVE UPDATES
Bota

Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

5 Qershor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Europa ime: Të rrëfesh botën ndryshe

PORTUGALI- Pranverë 2021, Albufeira, Portugali e jugut. Unë vazhdoj me hulumtimet për sipërmarrëse e sipërmarës me prejardhje migracioni në kohët e Covid-19. Fokusi im drejtohet tek migrantet e migrantët nga India. Prezenca e tyre aty nuk mund të anashkalohet. Nganjëherë kam përshtypjen, se në Albufeira mund të ushqehesh më shpesh me ushqim indian, se sa portugez. Për çdo lloj kulete gjen diçka. Nga restorantet e klasit të parë deri tek lokale të thjeshtë apo supermarkete të vegjël. Nuk flas vetëm me gastronome e gastronomë apo pronare e pronarë të dyqaneve elektronike, të vetëpunësuara e të vetëpunësuar në bujqësi, investitore e investitorë, që blejnë hotele apo toka. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e indianeve apo indianëve në Albufeira. Në Gurudvara, tempullin e vetëm të komunitetit Sikhs pranë Lisbonës, më thuhet se mund të jenë rreth 5000 vetë. Kjo do të thotë një në pesë vetë në Albufeira. Edhe busti i Mahatma Gandhit, që u inagurua me ceremoni në vjeshtë dëshmon për marrëdhënien e veçantë të qytetit me të ardhurit nga India.

Shkëlqimi i ri

Një nga investitorët quhet Firoz. Para pak kohësh ai ka blerë aksione të një qendre komerciale gati të rrënuar në një godinë të lartë, dhe po bëhet gati të hapë zyra për punë në komunitet, të japë me qira dyqane të vogla dhe disa restorante. Një gjysmë dite unë e shoqëroj në punën e takimet e tij me punonjës apo partnerë të biznesit. “Kjo ndërtesë e lartë ka qenë dikur plot jetë”, thotë Firoz. “Ka pasur restorante, butikë, një kinema dhe një disko të preferuar. Si turistët edhe vendasit kanë ardhur këtu. Sot turizmi përqëndrohet sidomos në qytetin e vjetër. Dua t’ua kthej banorëve këtë ndërtesë me një shkëlqim të ri.”

Firzot ka planë të mëdha. Në truallin e tij, pak minuta me automjet në brendësi të vendit ai dëshiron të kultivojë perime në sera. Fokusi është tek perimet apo erëzat e kuzhinës indiane. Planet janë gati, farat e importuara po ashtu. Firoz mban marrëdhënie të mira më fqinjët, blen vezët aty, me një tjetër bie në ujdi për përdorimin e përbashkët të një burimi ujor. E sigurisht që ai flet rrjedhshëm portugalisht.

Kur unë e pyes për të shkuarën e tij, më rrëfen një histori spektakolare të odisesë së tij në Europë. “Kam ardhur me një 100 dollarësh nga Gjeorgjia në Varshavë. Në Poloni ka shumë indianë. Por nuk isha i bindur. Pastaj bleva një biletë për në Berlin. Ajo që nuk e dija; Në Gjermani ti shpejt futesh në një qorrsokak. Ose jeton nga lëmoshat e shtetit, ose duhet të shërbesh curry me krem pana, që njerëzit të hanë në restorantin tënd. Ndryshe nga Gjermania, Portugalia ua bën të lehtë sipërmarrësve. Jam prej gjashtë vjetësh këtu.”

Historitë pas historive

Sidomos jugu i Portugalisë është goditur rëndë ekonomikisht që nga koha e pandemisë. Turistët në masë të madhe qëndruan larg, shumë sipërmarrje falimentuan. Por aty ku mbyllin dyert të tjerët, shkojnë e i hapin migrantët nga vendet jashtë BE. Dua të di nga Firozi, si është e mundur kjo. “Nuk ka rëndësi, se çfarë mendojmë ne për Covid-19. Virusi është në kokat tona. Dhe do të qëndrojë me vite aty. Ky është realiteti, me të cilin kam të bëj unë si sipërmarrës. Nuk përpiqem të ve në dyshim apo ta ndryshoj këtë. Unë orientohem nga klientët e nevojat e tyre.”

Një partner i biznesit me Firoz dhe pronar restoranti flet më qartë. ” Nëse unë do ta drejtoja sipërmarrjen time, e do habitesha si bënë politikanët tanë një vit pas krizës, kur shifrat rriteshin sërish, do të kisha dalë jashtë loje. Nuk mund të kuptoj, pse duhet të kemi pamje të dyshekëve në dyshemenë e një qendre sporti në Portimao. Sikur nuk është e mundur që në një vit të ngriheshin disa spitale. Ato nuk do ishin pa funksion. Ne nuk kemi nevojë për kufizime të reja, por për një sistem të ri shëndetësor. Në Gjermani kjo është pak a shumë kështu, apo?”

Tek sipërmarrësit nga India, Senegali, Brazili, Angola apo vende të tjera, me cilat bisedoja, vihej re skepticizmi i madh kundrejt menaxhimit të krizës në vendet europiane. Këtë nuk e ndrysojnë as raportimet nganjëherë shokuese në mediat e vendeve të tyre. Shumë nga ata që udhëtojnë shumë, dhe e kuptojnë situatën në vende të ndryshme raportojnë për zhgënjim, zemërim, dhe heqje dorë kudo në Europë. Jeta gjithnjë e më shumë po ndërron skenë, thonë ata, si nga ana shoqërore edhe ekonomike.

Miti i vjetër i ri

Nëse këto histori që më tregojnë ata janë të vërteta, nuk mund ta them se nuk i verifikoj dot deri në detaje. Kjo nuk ka lidhje vetëm me burimet financiare që më janë vënë në dispozicion si autor në profesion të lirë. Historitë vetë janë domethënëse. Ato të lenë të kuptosh krijimin e një miti të ri. Dikush zbulon një botë të re, raporton për rënien e saj, dhe e shikon këtë si shans personal. Tek ky mit bën pjesë edhe rikrijimi i biografisë tënde. Vërtet ky mit më kujton diçka. Rrëfimin e zotërinjve kolonizatorë. Vetëm se këtë herë objektivi është Europa. Qartë, ky mit nuk shërben këtë herë të zbukurojë imperializmin. Pas atyre, me të cilët bisedoj nuk ka shtete militariste dhe ambicie territorialiste. Më shumë ky mit vlen për të krijuar një imazh për veten, që në fund i vlen edhe komunitetit lokal dhe në të njëjtën kohë edhe sipërmarrjes. Unë personalisht mund të jetoj pa problem me këtë. Në një kohë që jam edhe fans i madh kuzhinës indiane. Por jo patjetër me krem pastiçerie.

Stanislaw Straburger është shkrimtar dhe menaxher kulture. Pikërëndesat e punës së tij janë kujtesa dhe mobiliteti, ai kërkon për EUtopi-në dhe beson tek koncepti i “mindfulness”, vëmendjes së plotë për veten. Romani i tij i fundit, “Tregtari i historive” është botur në disa gjuhë. Autori i lindur në Varshavë jeton mes Berlinit, Varshavës dhe disa qyteteve mesdhetare. Hulumtimet për këtë artikull u mundësuan falë një mbështetjeje me bursë nga Senati i Berlinit.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evropa portugalia turizm evropa portugalia turizm

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni