Politike

Eurodeputeti Gahler: PPE mbështet konsensusin PD-PS, deklaratat e partisë në pushtet shkojnë kundër marrëveshjes

Në një postim në mediat sociale, Gahler shkruan se tani pret miratimin e shpejtë të paketës ligjore.
Featured image of article: Eurodeputeti Gahler: PPE mbështet konsensusin PD-PS, deklaratat e partisë në pushtet shkojnë kundër marrëveshjes Flamuri i BE-së dhe Shqipërisë

TIRANË– Eurodeputeti Michael Gahler, i cili është pjesë e Partisë Popullore Evropiane ka përshendetur sot konsensuin e arritur me Partisë Socialiste dhe asaj Demorkatike për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Gahler shkruan se tani pret miratimin e shpejtë të paketës ligjore.

Ai shton se çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur. “Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Zbatimi real në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore të Ligjit Zgjedhor të Ndryshuar duhet të realizohet. Këshilli Evropian në mars, në të vërtetë kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019”, shton eurodeputeti.

REAGIMI I PLOTË

Së bashku si Grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, përshendesim partitë në Këshillin Politik Shqiptar, në të  cilin pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ranë dakord për paketën e amendimeve  në procesin zgjedhor. Ne përshendesim konsensusin e qëndrueshëm të partive që përfshijne Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Zbatimi real në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore të Ligjit Zgjedhor të Ndryshuar duhet të realizohet. Këshilli Evropian në mars, në të vërtetë kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që njësitë lokale në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Këto janë tre kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE. Opinionet e lëshuara kohët e fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e mediave dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymën dhe në çdo gërmë të tyre në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara. Gjithashtu duhet të fillohet ndjekje penal lidhur me pretendimet e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339. Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndër-partiake. Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj BE.

PS dhe partisë opozitare jashtëparlamentare kanë arritur në 5 qershor konsensus në Këshillin Politik. Në bazë të marrëveshjes së arritur, PS duhet të miratojë në Kuvend pa asnjë ndryshim dhe me konsensus ndryshimet e arritura në KP. Reforma Zgjedhore u mundësua nga SHBA, BE dhe Britani dhe është një ndër kushtet për të vijuar integrimin në BE.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment