Politike

Eurodeputetët letër Ramës: Mos e ekstradoni Selami Simsekun drejt Turqisë, do ndikojë në integrimin e Shqipërisë

Strugariu shkruan se i ka dërguar letër kryeministrit Rama bashkë me disa eurodeputetë të tjerë dhe misionit diplomatik të Shqipërisë në BE, me anë të së cilës kërkon një gjykim të drejtë për Somsek në Shqipëri dhe jo ekstradimin e tij në Turqi.
Featured image of article: Eurodeputetët letër Ramës: Mos e ekstradoni Selami Simsekun drejt Turqisë, do ndikojë në integrimin e Shqipërisë Edi Rama, Selami Simsek dhe Ramona Strugariu

TIRANË– Eurodeputetja Ramona Strugariu i ka dërguar letër zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe i kërkon që shtetasi turk Selami Simsek të mos ekstradohet në Turqi. Përmes një statusi në Twitter, Strugariu shkruan se i ka dërguar letër kryeministrit Rama bashkë me disa eurodeputetë të tjerë dhe misionit diplomatik të Shqipërisë në BE, me anë të së cilës kërkon një gjykim të drejtë për Somsek në Shqipëri dhe jo ekstradimin e tij në Turqi.

I ka dërguar letër kryeministrit Rama dhe misionit diplomatik të Shqipërisë në BE , duke kërkuar që të mos deportohet Simsek në Turqi.  Rastet e përsëritura të mosrespektimit të të drejtave të njeriut mund të kenë ndikim serioz në procesin e integrimit të Shqipërisë,”– shkruan ajo në Twitter.

Simsek u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash. Ai kërkoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

Gylenisti Selami Simsek ka bërë përpjekje për të frenuar ekstradimin drejt Turqisë. Ai i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, për të ndaluar ekstradimin. Simsek këmbëngul, se nëse ndodh ekstradimi në Turqi, atij i rrezikohet jeta. Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, Sokol Sheti, së bashku me tre specialistë, firmosën shkresën, ku thuhej se Simsek nuk i përmbush kushtet për njohjen e të drejtës së azilit. Në shkresë thuhej, se ndaj këtij vendimi, mund të bëhej ankimim brenda 15 ditëve në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjjatët.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment