Sport

“Euro2020” / Trajneri i Danimarkës: “Kjo ishte arsyeja pse kemi luajtur”

Hjulmand: "Ne kurrë nuk do të kishim pranuar të zbrisnim në fushë nëse nuk do ta dinim që Crisrtian ishte më mirë”
Featured image of article: “Euro2020” / Trajneri i Danimarkës: “Kjo ishte arsyeja pse kemi luajtur”
Përditësuar:

DANIMARKE – “Ne kurrë nuk do të kishim pranuar të bënim asgjë, nëse nuk do ta kishim ditur që Christian ishte mirë. Ata na dhanë dy mundësi: ta përfundojmë ndeshjen sot, ose ta luajmë atë të dielën, në orën 12. Ne vendosëm të kthehemi në fushë”.

Pas ndeshjes, trajneri danez Kasper Hjulmand, ka shpjegoi vendimin për t’u kthyer në fushë për të përfunduar ndeshjen kundër Finlandës, për shkak të vështirësive logjistike për të rikuperuar ndeshjen në ditën tjetër të propozuar nga UEFA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kishte asnjë presion nga UEFA, por ishte e pamundur për lojtarët, të cilët nuk do të ishin në gjendje të flinin sonte dhe pastaj të ktheheshin në mëngjes për ta vazhduar ndeshjen. Ishte më pak e menaxhueshme sesa ta përfundonim menjëherë,”- deklaroi Hjulmand.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment