Sport

“Euro2020” pa yjet, si do të ndryshojnë kombëtaret pa lojtarët e Super Leagues

Kërcënimi i presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin, do të kishte efekt të menjëhershëm tek pjesmarrëset në finalet e Europianit
Featured image of article: “Euro2020” pa yjet, si do të ndryshojnë kombëtaret pa lojtarët e Super Leagues
Përditësuar:

ITALI – Revolucioni ka filluar dhe lufta ka shpërthyer tashmë. UEFA nga njëra anë dhe 12 rebelët nga ana tjetër “një grup i pisët” sic tha Ceferini, nga ana tjetër. Nuk është kursyer nurmi 1 i UEFA-s në sulmet e tij madje edhe duke i përmenur me emra sic ishte rasti i presidentit të Juventusit Andrea Anjeli.

Më pas ai kërcnënoi edhe klubet dhe lojtarët e tyre që duan të marrin pjesë në Super League, që do të përjashtohen edhe nga kombëtaret nga aktivitetet e mëdha futbollistike si Europiani apo Botërori. Një hipotezë që në rast se do të pasohet nga një lëvizje e menjëhershme, do të sjellë ndryshime radikale në formacionet dhe ekipet e Euro 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse do të marrim si shëmbull Italinë e trajnerit Mancini, atij do t’i duhej të hiqte dorë nga 12 lojtarë, përfshirë këtu Donnarumma, Bastoni, Bonucci, Sensi, Barella, Chiesa, Bernardeschi, Chiellini, Romagnoli, D’Ambrosio, Calabria, Tonali, me fjalë të tjera i gjithë boshti i ekipit.

Po ashtu ndodh edhe me Spanjën e Luis Enrique, e cila do të humbasë 19 lojtarë, ndërkohë që Anglia e Gareth Southgate do të humbiste 20 lojtarë nga grumbullimi aktual dhe kjo do të ishte kombëtarja më e dëmtuar. Franca duhet të heq dorë nga 15 lojtarë, ndërsa Gjermania do të humbiste vetëm 7 lojtarë dhe Belgjika, Portugalia dhe Holanda 8 lojtarë.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment