Sport

Euro 2022: Bllokimi i fluturimeve, Kombëtarja e futsallës nuk udhëton drejt Ukrainës

Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni, ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit të kombëtares së futsallës
Featured image of article: Euro 2022: Bllokimi i fluturimeve, Kombëtarja e futsallës nuk udhëton drejt Ukrainës

TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futsallës nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në Zaporizhia.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije, se shkak për këtë është bërë bllokimi i fluturimeve ajrore nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” i Tiranës.

Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur. Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment