Editorial

Eureka…Eureka, Vota e Emigrantëve, si leva e Arkimedit…

Ai duhet të gjejë formulën e zgjedhjeve për të mposhtur “mbretin” Rama, ose duhet të vdesë politikisht. I ulur në karrigen e Këshillit Politik atij i duhet të gjejë Eurekën, që  garanton një proçes elektoral  të rregullt dhe minimizon blerjen e votës. Si ta realizojë këtë?
Featured image of article: Eureka…Eureka, Vota e Emigrantëve, si leva e Arkimedit…

Shpikësi i madh Arkimedi para 2300 vitesh u thërrit nga mbreti që pati dëgjuar për këtë njeri të mençur. “Nëse je vërtët kaq i mënçur, zbulo sa është masa e kurorës sime”- i tha mbreti. Në të kundërt do vritesh. Me ankthin e vdekjes,  Arkimedi u zhyt në vaskë dhe papritur pa se një pjesë e ujit  u derdh. Eureka…Eureka, (e gjeta) sa peshon kurora e mbretit, që më shpëton edhe kokën time dhe lakuriq bërtiste rrugëve të Sirakuzës. Në një situatë të ngjajshme me Arkimedin, është sot lideri i opozitës Basha. Ai duhet të gjejë formulën e zgjedhjeve për të mposhtur “mbretin” Rama, ose duhet të vdesë politikisht. I ulur në karrigen e Këshillit Politik atij i duhet të gjejë Eurekën, që  garanton një proçes elektoral  të rregullt dhe minimizon blerjen e votës. Si ta realizojë këtë? Propozimet e opozitës për verifikim biometrik të votuesve, si dhe Qeveri Teknike tre muaj para zgjedhjeve, janë vërtet shumë të rëndësishme. Por edhe pse këto i ka dhe Maqedonia fqinje, (që nuk pati si ne kushte per negociatat) nuk po gjejnë dakortësinë e qeverisë. Qeveria e rilindjes ka treguar se nuk i lëshon pe opozitës edhe kur proteston për zgjedhje, apo kur mbron teatrin. Ajo ka trainuar mirë policinë dhe se ka të vështirë ti rrasi në duar prangat, ndërsa më pas mund të shfaqësohet se e kish ngatëruar me një te kërkuar me armë nga një film i Kinostudios. Edhe arbitri ndërkombëtar, i nxjerr menjëherë kartonin e verdhë Bashës kur do të “prishi” zgjedhjet lokale njëpartike. Mirepo bën sikur nuk i shikon ndërhyrjet e ashpra të qeverisë, si rruspa mbi teatër, apo kur shënon në pozicion “jasht loje” kur do të  kapë  drejtësinë. Si ta gjejë Basha Eurekën…

Te drejtësia ?

Duke qenë në “dietë” nga kura Veting, drejtësia ka humbur shumë masë dhe është katandisur skelet, sa mezi lëviz gjymtyrët. Ndërsa dy krahët e saj më të fortë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, pasi janë prerë nga doktori Veting, nuk po gjenden gjymtyrët e reja për ti bërë transplant. Drejtësia e re që sapo ka dalë nga veza Veting ngjan si vellezërit binjakë me të vjetrën?!

Te Media?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I quajtur pushteti I katërt, mediat kryesore e heqin vallen sipas daulles së qeverisë. Si të mos i mjaftonte ERTV-ja, televizionet kombëtare i bejnë “copy paste” kasetave të gatshme. Ndonjë emision i gazetarisë së vërtetë si “Të Paekspozuarit”, mbyllet pa bujë. Po të shohësh orët që del K/ministri ne TV, të duket sikur banon në shtëpinë tënde. Mendoni p.sh që teatri La Scala, pas një rikstruksioni disa vjeçar, të hapej me një bisedë politike të K/ministrit Italian?! Kjo ndodhi në Teartin e Operas në Shqipëri, që u “përurua” pas rikostruksionit disa vjeçar, me një bisedë politike të K/ministrit?!

Vota e Emigrantëve…

Megjithëse janë një faktor tejet i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, me të ardhurat që dërgojnë në atdhe, emigrantët, kanë 30 vite që nuk e gëzojnë të drejtën e votës. Ata nuk e shesin votën për një thes miell si bashkeatdhetarët e tyre. As për një vend vend pune. As dinjitetitn, qoftë edhe për një tender. Prandaj z.Basha duhet të thërrsë fortë Emigrantët…Emigrantët! Kjo eshtë Eureka e tij. Për këtë, nuk ka pse të dalë rrugëve lakuriq  nga gëzimi si dikur Arkimedi, pasi ketë e ka bërë kundershtari i tij politik kur shpiku P.P.P-të!

Një Koment në “Eureka…Eureka, Vota e Emigrantëve, si leva e Arkimedit…

  1. I nderuar Ilir Gjini! Naivitet gjithëpërfshirës. Vota e emigrantëve, më e pasigurta për të vajtur atje ku drejtohet dhe më e pamundura për të qenë masive quhet zgjidhje. I nderuar Ilir Gjini, emigrantët e shesin votën për një biletë falas. Emigrantët kanë pa aq vota sa Shqipëria dhe është iluzion administrimi i ndershëm i tyre.

Shto Koment