Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, Eugena Tomini: 53 raste të testuara, të gjitha negative. 24 orët e fundit, vetëm 3 të dyshuar

VIDEO
Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka këshilluar edhe njëherë qytetarët, të cilët kanë ardhur nga vende me raste pozitive që të vetizolohen derisa të jenë të sigurt që nuk janë të infektuar. 
Featured image of article: Koronavirusi në Shqipëri, Eugena Tomini: 53 raste të testuara, të gjitha negative. 24 orët e fundit, vetëm 3 të dyshuar Eugena Tomini

TIRANË– Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka dhënë detaje lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Tomini është shprehur se deri më tani në vend janë testuar 53 raste, por të gjitha kanë dalë negative.

Tomini ka këshilluar edhe njëherë qytetarët, të cilët kanë ardhur nga vende me raste pozitive që të vetizolohen derisa të jenë të sigurtë që nuk janë të infektuar. 

“Deri më tani ka pasur 53 raste të testuara dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Kush ka ardhur nga vendet e prekura të vetëizolohen. Ia kemi rekomanduar vetëkarantinimin 38 personave. Përgjatë 24 orëve të fundit kemi pasur 3 të raste të dyshuara,”-tha ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E pyetur lidhur me denoncimin e PD-së për mungesën e maskave në qendrat shëndetësore e ato spitalore, ajo e ka mohuar një fakt të tillë duke u shprehur se deri më tani janë shpërndarë 1.2 milionë të tilla. 

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 116 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, ndërsa viktima e parë është shënuar edhe në Serbi. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment