Aktualitet

Detaje për të 55 të infektuarit me koronavirus, doktoresha Tomini tregon gjendjen e tyre: Të rinjtë nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, mjekët me covid janë vetë-karantinuar

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini u shpreh se në spitalin Infektiv janë shtruar persona të grupmoshave 25 deri të 65 vjeç. Ajo u shpreh se moshat e reja nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa ata më të mëdhënj në moshë, kanë por jo të agravuar.
Featured image of article: Detaje për të 55 të infektuarit me koronavirus, doktoresha Tomini tregon gjendjen e tyre: Të rinjtë nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, mjekët me covid janë vetë-karantinuar Eugena Tomini

TIRANË– Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e pacientevë të prekur nga koronavirusi.

Në një lidhje live në “Opinion”, Tomini u shpreh se në spitalin Infektiv janë shtruar persona të grupmoshave 25 deri të 65 vjeç. Ajo u shpreh se moshat e reja nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa ata më të mëdhënj në moshë, kanë por jo të agravuar.

Të infektuarit janë të grupmoshës 25-65 vjeç. Janë në situatë stacionare. Nuk paraqesin shenja të agravuara. 32 nuk janë në spital, po rrinë në shtëpi. Janë izoluar në një dhomë të shtëpisë dhe kanë kufizuar të gjitha lëvizjet. Grupmosha e re nuk ka sëmundje bashkëshoqëruese. Të tjerët kanë po jo të agravuar. Ndërsa mjekët e infektuar janë të vetë-izoluar në banesat e tyre,”-tha mjekja.

Tomini foli gjithashtu edhe për testet, duke u shprehur se Shqipëria ka kapacitet për të bërë 200-300 teste në ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po testojmë çdo rast të dyshuar. Do ta shtrijmë nivelin e testimeve. Në ditë ne mund të testojmë 200-300 testime në ditë,”-u shpreh ajo.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment