Aktualitet

Etleva Delia: Policia e Shtetit fsheh ngjarjet, gazetarët e kronikës janë kthyer në agjentë marketingu të saj

Për ngjarjet e rënda dhe të rëndësishme gazetarja e kronikës Etleva Delia ka deklaruar se Policia e Shtetit nuk jep informacion. Sipas saj policia është përgjegjëse për fshehjen e ngjarjeve dhe se jep informacion vetëm për gjërat që i intereson.
Featured image of article: Etleva Delia: Policia e Shtetit fsheh ngjarjet, gazetarët e kronikës janë kthyer në agjentë marketingu të saj Etleva Delia, gazetare e kronikës
Përditësuar:

Gazetarja e kronikës Etleva Delia ka deklaruar së fundmi se janë bërë 37 ditë që Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme i japin medias vetëm çfarë informacion ju intereson.  Sipas saj gazetarët e kronikës janë kthyer në agjentë marketingu të Policisë.

“Ndodh një vrasje, Policia mjaftohet me dy rreshta në grupin e Whatsapp, madje e kanë bezdi të pranojnë se ka ndodhur vrasje. Të gjitha i bëjnë plagosje të rënda me pasojë vdekjen. Për grabitje, shpërthime eksplozivi, a ngjarje të tjera nuk ka fare njoftim. Për ngjarjen e Kavajës, jo e jo. Dhe kur bën dikush deklarata të tilla si “Policia po fsheh ngjarjet”, thonë se nuk është e vërtetë, pasi të gjitha ngjarjet referohen në Prokurori.”, shprehet gazetarja në një postim në Facebook.

Delia thekson se Policia e Shtetit është fajtore për fshehje të ngjarjeve, në zbatim të transparencës në raport me qytetarët.

Reagimi:

Sot u bënë 37 ditë që Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme i japin medias vetëm çfarë ju intereson. Operacione “të suksesshme”, statistika për lojërat e fatit, për kundravajtjet rrugore, kur kapet ndonjë armë pa leje në fundjavë, kur kapet ndonjë hajdut që ka bërë një vjedhje, për të cilën nuk është raportuar asgjë, por ama quhet sukses se u arrestua. Kërkon edhe ndonjë qokë herë pas here, për takime bashkëpunimi brenda dhe jashtë vendit mes krerëve të institucioneve që nuk kanë asnjë lajm brenda. Me pak fjalë gazetarët e kronikës janë kthyer në agjentë marketingu të Policisë. Kur vjen puna për ngjarje që ndodhin, jo vetëm që nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por nuk e merr njeri mundimin as të hapë telefonin. Nuk po flasim për transparencë me publikimin e komunikatës në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo ishte diçka formale, sa për të thënë “ja ne po i publikojmë ngjarjet”. Por në fakt aty publikohej vetëm gjysma e atyre që ndodhnin realisht. Ndodh një vrasje, Policia mjaftohet me dy rreshta në grupin e Whatsapp, madje e kanë bezdi të pranojnë se ka ndodhur vrasje. Të gjitha i bëjnë plagosje të rënda me pasojë vdekjen. Për grabitje, shpërthime eksplozivi, a ngjarje të tjera nuk ka fare njoftim. Për ngjarjen e Kavajës, jo e jo. Dhe kur bën dikush deklarata të tilla si “Policia po fsheh ngjarjet”, thonë se nuk është e vërtetë, pasi të gjitha ngjarjet referohen në Prokurori.

Po themi që ia fshihni gazetarëve, për rrjedhojë edhe qytetarëve, se Prokurorisë keni detyrim ligjor që t’ia raportoni të gjitha. Nuk e di pse bëheni kaq arrogantë, pse acaroheni kaq shumë kur dikush ju akuzon për “fshehje ngjarjesh”, kur në fakt po thonë vetëm të vërtetën. Vetëm vitet e fundit po ndodh që analizat 6-mujore dhe vjetore të Policisë bëhen pa praninë e medias.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Pse fshehët ca statistika negative, ca ngjarje kriminale, kjo nuk do të thotë se do na hidhni hi syve duke na thënë se jeni shumë mirë. Të gjithë e dimë se çfarë ndodh e çfarë fshihet. Ashtu siç ju (Policia e Shtetit) bëni fajtorë, në zbatim të ligjit, personat që fshehin një krim, ashtu edhe ju jeni fajtorë për fshehje të ngjarjeve, në zbatim të transparencës në raport me qytetarët. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Shto Koment