Blog

Etilda na mallëngjeu e na zhgënjeu, nxitoi të rezervonte hotelin me 5 yje duke shkelur VKM-në

Kjo është një fyerje e inteligjencës qytetare që ti referosh përgjegjësinë stafit më të cilin punon kur në faturat e majme gërmat kapitale tregojnë emrin e blerësit  ETILDA GJONAJ.
Featured image of article: Etilda na mallëngjeu e na zhgënjeu, nxitoi të rezervonte hotelin me 5 yje duke shkelur VKM-në Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

TIRANË- Me interes të lartë nis të lexojë statusin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me shpresën se ndoshta kjo zyrtare e lartë do të kishte argumente dhe fakte bindëse për të provuar të kundërtën e skandalit mbi përdorimin e hoteleve të luksit dhe abuzimit me fondet publike. Vazhdova me durim të lexoja rreshta të gjatë të pakuptimtë por me kot, ishte asgjë, ishte thjeshtë humbje kohe!!

Ato rreshta ishin zhgënjyes për vet perfaqësuesen e lartë të Ministrisë së Drejtësisë e cila me një gjuhë gazetareske, propagandistike, grotesk dëshironte  të “mallëngjente” të “prekte opinionin publik” mbi përbaltjen e “pamerituar” që i është bërë si femër në politik, por dhe si një politikane e “zonja” dhe sigurisht e “ndershme” thellësisht aq e “ndershme” sa për çudi të gjithë botës, e veshur nga pandërgjegjshmëria flet për auditim të brendshme të rastit (?!!).

Kjo është një fyerje e inteligjencës qytetare që ti referosh përgjegjësinë stafit më të cilin punon kur në faturat e majme gërmat kapitale tregojnë emrin e blerësit  ETILDA GJONAJ. Është e turpshme të flasësh për auditim kur në fakt përfituese e drejtëpërdrejtë, por dhe menaxhuese e fondeve buxhetore është vetem zonja Ministre. Duket se modeli i kësaj “zonje” është i qartë fajen e kanë të gjithë të tjerët pavarsisht se qejfin e hoteleve të luksit e ndiej unë. Por përtej gjithë hipokrizisë së statusit e padenjë për një përfaqesuese të qeverisjes shqiptare dëshiroj të ndalem në procedurën ligjore që vet Ministrja e ka cituar VKM nr 914/2014 e ndryshuar.

Apriori me numër dhe datë një Vendim i Këshillit të Ministrave nuk do i interesonte askujt në opinonin publik, as nuk do të indonjoheshe kush ta lexonte pasi do të ishte humbje kohe. Ministrja e Drejtësisë duhet të shpjegonte dhe të bënte publike në të njejtën kohë dokumentet konkrete (në perputhje me Vendimin e Keshillit të Ministrave që citon apriori) që do të “përgënjeshtronin “të vërtetën e fakteve, por nuk ndodhi…!!

Prisja të shihja zbatueshmërinë konkrete të Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 914/2014 dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, por nuk kishte asgjë.

Prisja të shihja urdhërin e Ministrës së Drejtësisë e cila përcakton nëse ka qënë e vetme si përfaqësuese apo me delegacion (siç pretendonte), nëse ka delegacion nuk ka asnjë të keqe të bëhen publike për opinionin publik në emër të trasparencës dhe zbatueshmërisë korrekte të ligjit.

Prisja të shihja dhe printimin e një flete të publikimit të procedurës në sistemin elektronik të prokurimit siç e përcakton Vendimi i Këshillit të Ministrave e cituar nga vet Ministrja.

Prisja të shihja se si zbatohet vendimi i Këshillit të Ministrave (nr 914/2014) kur Ministrja përzgjedh paraprakisht hotelin ku dëshiron të qendrojë, pronoton hotelin me 5 yje pa u shqetësuar se Vendimi i Këshillit të Ministrave nr 914/2014 nuk e realizon dot ketë pronotim!! Kjo për nje arsye shumë të thjeshtë, se në publikimin e procedurës për blerje malli/shërbimi do të shprehen nga institucioni kushtet normale standarte të cilat patjetër që i ofron lehtësisht dhe një hotel me 4 yje. Por luksi ka kosto të tjera që legjislacioni i prokurimit publik i ka perjashtuar në menyrë kategorike duke pasur si parim kryesor mirëmenaxhimin e fondeve publike dhe jo plotësimin e kenaqësive të drejtuesve për luks dhe komoditete të shfrenuara.

Do kisha dashur shumë që Ministrja e Drejtësisë të tregohej dinjitoze madje edhe për të shprehur shkakun real që mund ta ketë çuar në humbje të vetdijes, se sa të marr rolin e  “princeshës së ndershme” duke na treguar thjeshtë numrin dhe datën e Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Më bie në sy fatura që mban shenim blerës pra përfitues i shërbimit/mallit Etilda Gjonaj. Kush është Etilda Gjonaj?! Kjo nuk është faturë blerje dhe shitje në dyqane apo magazine private, por është një faturë e nje institucioni publik shtetëror që realizohet vetëm mbi bazën e legjislacionit të prokurimit publik. Ky i fundit njeh autoritet kontraktor vetëm Ministrinë e Drejtësisë, por jo individulisht Etilda Gjonajn e cila duket se ka shkuar direkt të fatura duke nxituar të rezervojë hotelin me 5 yje pa e ditur se ka nje procedurë paraprake ligjore të përzgjedhje me standartet që meriton të ketë një përfaqësues i lartë i shtetit, por jo mbi luksin dhe abuzimin e fondeve pubike.

(Dosja.al)

Shto Koment