Politike

Lirimi i të fortëve nga burgjet, Etilda Gjonaj: S’na la tërmeti të aplikonim regjimin 41 bis, por do e rikthejmë prapë (VD)

Ministrja gjithashtu shtoi se amnistia ka në fokus gratë e fëmijët, e jo shpopullimin e burgjeve.
Featured image of article: Lirimi i të fortëve nga burgjet, Etilda Gjonaj: S’na la tërmeti të aplikonim regjimin 41 bis, por do e rikthejmë prapë (VD) Etilda Gjonaj

TIRANË-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e pranishme në Komisionin e Sigurisë i është përgjigjur shqetësimit të deputetëve për funksionimin e amnistisë por edhe për lirimin e të fortëve nga burgjet. Gjonaj tha se akuza për mos-aplikimin e regjimit “41 bis”, është e padrejtë, pasi ky regjim tha ajo nuk është aplikuar për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima. Ministrja gjithashtu shtoi se amnistia ka në fokus gratë e fëmijët, e jo shpopullimin e burgjeve.

Do rinisim me regjimin 41 bis. Regjimi ishte pezulluar për shkak të tërmetit.  Amnistia vjen pas 3 vitesh kur nuk ka pasur. Parimet kryesore të udhëhequr për hartimin e kësaj amnistie, janë e drejta e trajtimit njerëzor duke pasur dhe në konsideratë vlerësimin e kategorisë së ulët të rrezikshmërisë së këtyre personave. Ndaj e kemi ndërmarrë këtë nismë ligjore. S’ka në fokus kryesor lirimin e burgjeve, dhe mbështet dy grupe, gratë dhe të miturit. Gratë kanë kryer kryesisht vepra penale për shkak të rrethanave për motive ekonomike, apo aty për aty. Amnistia e dënimit është akti që shpreh vullnetin shtetëror dhe për nga fryma e ligjit. Qëllimi parësor i kësaj amnistie janë gratë dhe të miturit. Kjo kategori kërkon një tjetër mundësi për rehabilitim. Janë marrë parasysh veprat penale për të cilat ashpërsia e dënimit nuk ka qenë e madhe. U ndala të sqaroj se pse këto dy kategori kanë qenë në fokusin kryesor. Në disa raste në opinion publike është parë se mund të ketë dhe elemente diskriminues, për faktin që është ndjekur për këto kategori.”, tha ministrja Gjonaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e Gjonajt u bë në Komisionin e Sigurisë, ku dhe u aprovua draft-projektligji për amnistinë. Prej disa javësh, opinioni publik është tronditur nga lirimet e të fortëve në burgje, ndërkohë që ministria e Drejtësisë, ka qendruar tejet pasive në këtë proces. Gjonaj është mjaftuar me deklarata për mediat, ndërkohë që nuk ka ndërmarrë asnjë akt ligjor për të penguar lirimin e tyre.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment