Politike

Kuvendi/ Etilda Gjonaj: Drejt mbylljes burgjet e Krujës dhe Sarandës, janë amortizuar

  • Nis kuvendi, rikthehet ligji për ‘Vettingun në Polici’, betohen 12 deputetët e rinj
  • Etilda Gjonaj ka deklaruar se do të mbyllen burgjet e Krujës dhe Sarandës pasi janë të amortizuara
    Përditësuar:

    Tiranë- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë interpelancës në Kuvend është shprehur se do të mbyllen burgjet e Krujës dhe Sarandës pasi janë të amortizuara. Një shqetësim tjetër sipas ministres është edhe futja e celularëve që futen në burgje është i madhe.

    Kemi ende shumë të bërë, problem të veçanta apo sporadike nuk mund të ulim punën tonë. Jam e angazhuar në luftën kundër korrupsionit. Do të vazhdoj të ushtrojë detyrën time me ligjshëmëri në zbatim të reformës në drejtësi. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra.  Duhet të them se raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës.  këto burgje po shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara. Edhe numri i celularëve të bllokuar ka qenë i konsiderueshëm dhe për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike do të shtrihet në të gjitha burgjet.

    Etilda Gjoni, ministrja e Drejtësisë. 

    Sot në Kuvend u betuan 12 deputetë të rinj 4 prej të cilëve janë nga PS-ja pasi morën mandatet e kandidatëve  të cilët janë në garën për kryetar bashkie.

    vijon…

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment