Bota

Estoni/ Shpëtuan ujkun nga mbytja, menduan se ishte qen

Estonia është shtëpia e qindra ujqërve, vetëm një pjesë e vogël e të cilave janë mbyllur vitin e fundit. Si një specie, ata zakonisht i shmangen njerëzve.
Featured image of article: Estoni/ Shpëtuan ujkun nga mbytja, menduan se ishte qen Foto ilustruese.
Përditësuar:

Disa punëtorë estonezë me dashamirësi nxituan të shpëtonin një qen, që po mbytej në një lumë të ngrirë, të pavetëdijshëm për faktin se ai nuk ishte një qen, por ujk.

Pas pastrimit të një rruge me akull, ata morën qenin e ngrirë në një klinikë për kujdes mjekësor. Vetëm atëherë u zbulua se ata kishin shpëtuar një ujk. Bashkimi Estonez për Mbrojtjen e Kafshëve (EUPA), tha se ujku kishte presion të ulët të gjakut kur mbërriti në zyrën e veterinerit.

Për gazetën estoneze ‘Postimees’, një nga punëtorët, Rando Kartsepp, tha: “Duhej ta mbanim atë mbi pjerrësinë dhe peshonte pak.” 

Veterinerët kishin disa dyshime rreth natyrës së vërtetë të qenit të madh, por ishte një gjuetar vendas, i njohur me ujqërit e rajonit, i cili më në fund e konfirmoi se ai ishte një ujk i ri, rreth një vjeç. Stafi i klinikës vendosi të mbyllte ujkun në një kafaz pas trajtimit, në rast se ai do të bëhej agresiv ndaj tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ujku u rimëkëmb brenda pak ditëve dhe u la i lirë. Ky ujk u zgjodh si kafsha kombëtare e Estonisë vitin e kaluar nga një grup organizatash natyrore.

Burimi: BBC

L.K/Dosja.al

Shto Koment