Politike

‘Është VRASJE’/ Elisa Spiropali për aksidentin në Vlorë: Meriton ndëshkim maksimal, asnjë tolerim!

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se përgjegjësit meritojnë ndëshkimin maksimal dhe thekson se për ngjarje të tilla duhet hetim dhe drejtësi deri në fund.
Featured image of article: ‘Është VRASJE’/ Elisa Spiropali për aksidentin në Vlorë: Meriton ndëshkim maksimal, asnjë tolerim! Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali e cilëson vrasje aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shuajt një familje.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se përgjegjësit meritojnë ndëshkimin maksimal dhe thekson se për ngjarje të tilla duhet hetim dhe drejtësi deri në fund.

Ngjarja e rëndë në aksin Fier-Vlorë është VRASJE, dhe meriton ndëshkim maksimal. Hetim dhe drejtësi deri në fund, për të gjitha rastet. Asnjë tolerim për çdo shkelje rrugore, sidomos për çdo tejkalim shpejtësie. Mbi gjithçka, ndërgjegjësim, në familje, në shkollë, kudo. Jeta s’ka çmim! Jeta është e shenjtë! Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe”, shkruaj Ministrja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(a.b)/dosja.al

Një Koment në “‘Është VRASJE’/ Elisa Spiropali për aksidentin në Vlorë: Meriton ndëshkim maksimal, asnjë tolerim!

  1. Ngushellime per familjen!
    Shpirtrat e tyre e meritojne te prehen ne parajse!

    Por ata nuk iken kote;
    Iken per qejfin e nje qeverie qe nuk denon asnje rrugaç apo kriminel sepse eshte e korruptuar gjer ne palce!

    Ju personalisht, Qeveritaret me ne krye z Ramen, Deputetet, Biznesmenet, Oligarket dhe Kriminelet e Droges dhe te Krimit me gjithe familjaret e tyre… jeni ata qe kryeni dite per dite 99% te kundravajtjeve dhe shkeljeve te renda te kodit rrugor!!

    POR JU JENI TE PA NDESHKUESHEM, TE PA PREKSHEM, DHE KUR JU KAPIN MJAFTON NJE TELEFONATE PER TJU Ç’FAJESUAR!!

    Dhe Ju Zonje, aspak e nderuar, keni paturpesine dhe arrogancen, qe ne kete rast ja kalon edhe asaj te Rames, te na thoni se keta duhen denuar!!!

    Kush ti denoje? Ju jeni shteti, kujt ja thoni vehtes apo Z Rames!!

    Kjo hipokrizi ogurzeze qe nuk po mbaron as pas tete vjeteve pushtet eshte krim kombetar!

    Populli ju votoi me 2013 sepse u zotuat ta ndryshoni Shqiperine, ne fakt keni tete vjet qe beni te njejtat pislliqe dhe mos me teper se paraardhesit tuaj te ‘lavdishem’ per shperthime e pervehtesime te çdo lloji!!

    Ju s’jeni gje tjeter veçse shembelltyra e tyre e veshur firmato dhe shoqeruar me Show mediatike, etj!!

    MJAFT ME!! O KUKUTH O LUBI QE PER QEJF NA BEN FLI!!
    NDALONI NJE HERE E MIRE TE PERDORNI DY SHTETE, NJE PER JU TE PANDESHKUESHMIT DHE NJE PER NE, QE PER NJE KUNDRAVAJTJE TE VOGEL HAME DYNJANE GJYQEVE!!

Shto Koment