Sport

“Është tjetër gjë të eleminohesh nga PSG”, Moratti “pickon” Juventusin dhe flet për Messin: Presidenca ka gjithë potencialin për të sjellë Leon në Milano

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, ish-padroni i Interit “thumboi” Juventusin, flet për ecurinë e Interit në Europë si dhe rindezi shpresën e tifozëve zikaltër për të parë Messin në “San Siro”
Featured image of article: “Është tjetër gjë të eleminohesh nga PSG”, Moratti “pickon” Juventusin dhe flet për Messin: Presidenca ka gjithë potencialin për të sjellë Leon në Milano Massimo Moratti dhe Leo Messi

MILANO-Messi te Interi? Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet “, tha Massimo Moratti disa ditë më parë, duke ngrohur më tej zemrat e tifozëve, të emocionuar nga ideja për të parë kampionin argjentinas në Milano përkrah Lukakut. Ish-presidenti këmbngul se operacioni nuk është aspak nëj treg fantazie. Në një intervistë të fundit për mediat italiane, ish-padroni i Interit “thumboi” Juventusin, flet për ecurinë e Interit në Europë si dhe rindezi shpresën e tifozëve zikaltër për të parë Messin në “San Siro”.

ELEMINIMI I JUVENTUSIT NË CHAMPIONS LEAGUE– Epo është një gjë të eliminohesh nga PSG, një gjë tjetër nga skuadra e shtatë e kampionatit francez. Sinqerisht, nuk ka të krahasuar.

INTER NË EUROPA LEAGUE– Sa i përket Europa League-s, nuk do të jetë e lehtë, kanë mbetur katër formacione shumë konkurruese. Unë shpresoj t’ia dalim. Në fund të fundit, miku im Steven Zhang është kinez …

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MESSI TE INTER-Shikoni, tani jam një tifoz i thjeshtë i Interit dhe nuk kam asnjë informacion konfidencial. Por e di një gjë: sa u përket burimeve dhe aftësive, Suning ka gjithçka për të sjellë Leon në Milano.Si shkruhet kurrë mos thuaj kurrë në kinezçe?

 E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment