Editorial

“Është si shejtani në shtëpi”, Rama detyron qytetaren të fikë televizorin: Aman (VD)

Teksa hyri në njërën prej familjeve në zonën e Saukut, Rama shprehu gjeti dhe njëherë mundësinë për të sulmuar mediat, duke thënë se ata që kanë televizorin ndezur kanë shejtanin në shtëpi.

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka vizituar sot disa familje të prekurua nga tërmeti. I shoqëruar nga Veliaj, Rama ka shkuar në një prej familjeve që tërmeti i 21 shtatori i kishte dëmtuar banesën.

Teksa hyri në njërën prej familjeve në zonën e Saukut, Rama shprehu gjeti dhe njëherë mundësinë për të sulmuar mediat, duke thënë se ata që kanë televizorin ndezur kanë shejtanin në shtëpi.

“Aman fike atë se është si shejtani në shtëpi”, i tha Rama të zonjës së shtëpisë, e cila nuk ia bëri fjalën dy dhe menjëeherë e fikur televizorin.

Më tej biseda mes tyre vijoi normalisht, ku sërish nuk munguan batutat e tij me pronarët e banesës së rindërtuar.

Që prej goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 vetë, kryeministri Edi Rama ka nisur një ofensivë ndaj medias dhe gazetarëve. Rama sulmon mediat se po përhapin panik tek qytetarët për shkak të informacioneve të paverifikuara, duke kërkuar mbylljen e tyre. Deri më tani, AKEP mbylli domain-in e JOQ Albania, ndërkohë që jo më larg se dje, Dosja.al u bllokua nga kompania hostuese me kërkesë të Acromax Media. Edhe faqja kritike e meme-ve, Brryli Broadway është mbyllur, ndërkohë që nga policia u arrestua edhe Xhulja Aliaj, pasi publikoi një status të cilësuar ‘panikoz’ nga autoritetet.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment