Aktualitet

“Është shtuar numri i të rinjve që po vdesin nga COVID”/ Apeli i Tritan Kalos: Virusi nuk njeh moshë, policia të marrë masa për ata që nuk mbajnë maska

Kalo thekson se është rritur ndjeshëm numri i të rinjve që kanë vdekur nga COVID-19. Mjeku i bën thirrje policisë që të marrë masa për ata që nuk mbajnë maska në ambiente të mbyllura.
Featured image of article: “Është shtuar numri i të rinjve që po vdesin nga COVID”/ Apeli i Tritan Kalos: Virusi nuk njeh moshë, policia të marrë masa për ata që nuk mbajnë maska Tritan Kalo

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka ngitur shqetësimin, se në Shqipëri, kryesisht të rinjtë nuk mbajnë maska në ambinetet e mbyllura. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalo shprehet se në spitalet COVID është rritur ndjeshëm numri i të rinjve të infektuar. Po kështu, ai ka nënvizuar se edhe shumë të rinj të infektuar kanë humbur betejën me COVID-19.  Mjeku i bën thirrje policisë dhe organeve ligjzbatuese që të marrin masa ndaj personave të nuk respektojnë protokollin.

“Në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre…..Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid NUKU po njeh më moshë prekje si dhe marje jete……Reagimi ynë si qytetarë NUKU mungon por LIGJIN në këtë rast DUHET ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe POLICIJA BASHKIAKE duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit”, shprehet ai. 

Mesazhi i Kalos

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KOHË KOVIDIANE….18.08.2020….KONTROLLET e Policisë Bashkiake në Tiranë nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët, NUKU i vlejnë askujt NËSE ato fshehin realitetin…..RËNIA në kënaqësi dhe mos marja e masave NUKU i shërbejnë përballjes së suksesëshme me SFIDËN ndaj Sars-Cov2/Covid-19….UNË jam përdorues i rregullt i këtyre linjave, dhe ajo që shoh tregon se jo pak individë, POR sidomos të grup-moshës 18-35 vjeç hynë në këto autobuza pa maska….Njëkohësisht jo pak prej tyre vrëngosen kur u kërkon të rinë pak të distancuar nga të tjerët, pa përmëndur edhe paedukatësinë e tyre në motivimin e kësaj sjedhje të rrezikshme për ata/ato vetë ose për të tjerët rreth tyre….Agjensitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të Botës se: “Një nga arësyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, është mos zbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja.”….NË Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre…..Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid NUKU po njeh më moshë prekje si dhe marje jete……Reagimi ynë si qytetarë NUKU mungon por LIGJIN në këtë rast DUHET ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe POLICIJA BASHKIAKE duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban…..PUNË sa për t’u dukur boll janë kryer në këto 30 vite DEMON-KRACI…..FLITET për të mbrojtur jetët tona nga një rrezik i mundshëm infektimi në këto linja urbane, prej individëve të PANDËRGJEGJËSUAR…..ACT NOW!!!

Ky reagim i mjekut vjen, pasi në Shqipëri çdo ditë e më shumë rëndohet bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme u shënuan 2 viktima të tjera dhe u konfirmuan 155 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 232.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në ““Është shtuar numri i të rinjve që po vdesin nga COVID”/ Apeli i Tritan Kalos: Virusi nuk njeh moshë, policia të marrë masa për ata që nuk mbajnë maska

  1. Tritan LEKU duhet quajtur ky maskarai bashkë me Piperon.
    O maskara po cili i ri ka vdekur nga virusi, apo dhe ai i shkreti që u hodh nga dritarja , u quajt viktimë e virusit ???
    MASKARENJ, S'KENI TURP QË GËNJENI.

Shto Koment