Showbiz

Është rrjepur?! Ç’i ka ndodhur lëkurës së Lori Hoxhës në Mykonos (Foto)

Blogerja shqiptare mesa duket nuk është kujdesur për lëkurën ashtu siç duhet.
Featured image of article: Është rrjepur?! Ç’i ka ndodhur lëkurës së Lori Hoxhës në Mykonos (Foto) Foto e publikuar nga Lori Hoxha

Lori Hoxha është një nga blogeret shqiptare më të njohura. Ajo bie gjithmonë në sy për jetën e saj luksoze dhe për pushimet anembanë botës.

Por së fundmi na ka rënë në sy një detaj në lëkurën e Lori Hoxhës në një foto që ka publikuar blogerja nga pushimet që po kalon në Mykonos. 26-vjeçarja shihet e veshur me bikini në printin tigër, ndërsa në sy bie fakti që lëkura i është rrjepur.

Foto e publikuar nga Lori Hoxha

Siç mund ta shikoni rreth kërthizës, bukuroshes Hoxha i ka rënë pak lëkura pasi mesa duket nuk është kujdesur ashtu siç duhet për të.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment