Politike

Ralf Gjoni paralajmëron: Do ketë vrasje mafioze politike! Sulmon ambasadorin britanik: Shoku i Lulit dhe i Monës del lart e poshtë e flet për integrimin, Ky Këshilli mua më duket si ai filmi “Taulanti kërkon një motër”

VIDEO
Pa i përmendur emër, Gjoni tha se ai del e flet për Integrimin në Bashkimin Europina kur vetë kanë dalë nga BE-ja.
Featured image of article: Ralf Gjoni paralajmëron: Do ketë vrasje mafioze politike! Sulmon ambasadorin britanik: Shoku i Lulit dhe i Monës del lart e poshtë e flet për integrimin, Ky Këshilli mua më duket si ai filmi “Taulanti kërkon një motër”

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni ka paralajmëruar një vrasje politike mafioze. Nga foltorja e Kuvendit, Gjoni tha se Shqipëria do të kthehet në Siçilinë e viteve ’70. Gjoni sulmoi edhe ish-ambasadorin Duncan Norman, të cilin e quajti mik të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Pa i përmendur emër, Gjoni tha se ai del e flet për Integrimin në Bashkimin Europina kur vetë kanë dalë nga BE-ja.

Pjesë nga fjala e Gjonit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin. Në fakt sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari.

Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kjo është pritshmëria e strukturave botërore që merren me sigurinë në Rajon. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Ralf Gjoni paralajmëron: Do ketë vrasje mafioze politike! Sulmon ambasadorin britanik: Shoku i Lulit dhe i Monës del lart e poshtë e flet për integrimin, Ky Këshilli mua më duket si ai filmi “Taulanti kërkon një motër”

  1. O Flar, ka filluar te pelqen rilindja? Mos tu grisen breket edhe ty si Shukriut?

Shto Koment