Rajoni

Është “Non Papers” e vërtetë? Albin Kurti “kyç gojën” në Bruksel: No comment!

Albin Kurti iu përgjigj shkurt dhe me “no comment” pyetjeve për teorinë e publikuar në rrjet, e cila mendohet se e ka burimin nga Bashkimi Europian.
Featured image of article: Është “Non Papers” e vërtetë? Albin Kurti “kyç gojën” në Bruksel: No comment! Albin Kurti

BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar “Non-Papers”, dokument që parashikon rishikimin e kufijëve mes Prishtinës dhe Beogradit. Në një prononcim për mediat në Bruksel, Kurti iu përgjigj shkurt dhe me “no comment” pyetjeve për teorinë e publikuar në rrjet, e cila mendohet se e ka burimin nga Bashkimi Europian.

“Unë besoj që të gjithë këtyre “non-papers” më së miri është t’u përgjigjemi me “No Comment”, përshkak se sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë, ndërkohë që nuk dihet autori dhe e as synimet. Por pasojat nuk mund të jenë të mira, nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës,”-tha Kurti në fjalën e tij para mediave. 

Sipas “Kohës Ditore” dokumenti joformal (non-paper), pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një nismë për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi. Gazeta shkroi se nuk ka mundur ta konfirmojë vërtetësinë e dokumentit, “por disa diplomatë… pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në dokument flitet për themelimin e një “distrikti autonom” në veriun e Kosovës si dhe që Kosova dhe Serbia të njohin tërësinë tokësore dhe sovranitetin e njëra tjetrës. Po ashtu parashikohet që Kisha Ortodokse të ketë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia të mos e pengojë më anëtarsimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment