
ITALI– Elkann Lapo, nipi i familjes Agnelli që zotëron “Juventus”, ka komplimentuar kryeministrin Edi Rama, pasi y i fundit dërgoi 30 mjek dhe infermierë drejt Italisë. Në një status në Twitter, Lapo shkruan se e ka dalluar nga xhupi, që Rama është një njeri i madh dhe që Shqipëria drejtohet nga një njeri i tillë.
“Duke parë xhupin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, tani e kam më të qartë pse Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh,”- shkruan Elkann, djali i Margherita Agnellit dhe pjesëtar i familjes së njohur në Itali, krahas disa fotove ku Rama shihet që ka veshur xhupin e Juventus.

Kryeministri e ka shprehur publikisht se është një fans i zjarrtë i ekipit italian dhe kjo simpati e ka bashkuar me familjen e njohur.
Shqipëria nisi 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre dhe po ashtu do marrin dhe ekperiencën. Rama dhe Manastirliu përcollën mjekët deri në Rinas, ku u thanë se ata po shkojnë në luftë.
(f.m/dosja.al)