
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë për inspektime paraditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku edhe është përplasur me banorët. Të shqetësuar për marrjen e banesave nga qeveria, ata e kanë pyetur kreun e qeverisë se si do të veprohet për bizneset dhe nga familjet me disa kurora brenda një shtëpie.
Teksa i sqaronte, Rama është nxehur me një prej banorëve të zonës duke i kërkuar që të shkonte dher të shikonte vetë sesi kishte funksionuar procesi në zonën e Farkës.
PJESË NGA BISEDA:
Rama: A ka gjo, as nuk ka gjë…
Qytetari: Ajo shihet me sy…
Rama: Ajo që them unë nuk është mendja ime. Është një shtet i tërë që merret me ju.
Qytetarja: Çfarë do bëhet me ne?
Rama: Kush ka biznes, do marrë biznes. Edhe ky…Ndërkohë të gjithë do marrin me letër, kontratë dhe vulë dhe me penalitet për qeverinë. Çdo muaj që vonohem do kem penalitet.
Qytetari: Me hipotekë jam e ndarë me mamanë.
Rama: Do të them kaq. Ku ishte ajo me 6 kurora?
Ahmetaj: Në Shijak
Qytetari: *bërtet nga distanca
Rama: E kemi në ligj, shko tek kreu i PD-së në Farkë, shko shihe. Pyete; është e vërtetë?
(k.m/dosja.al)