Sport

“Është një gënjeshtar”, i pagëzoi edhe fëmijën, kreu i UEFA-s i tradhëtuar nga Agnelli: Fola dhe më tha që…

Një marrëdhënie që shkonte përtej punës pasi numri një i UEFA-s është edhe kumbari i vajzës së Andreas. Kjo është arsyeja pse sulmi i sllovenit bën edhe më shumë zhurmë.
Featured image of article: “Është një gënjeshtar”, i pagëzoi edhe fëmijën, kreu i UEFA-s i tradhëtuar nga Agnelli: Fola dhe më tha që… Ceferin dhe Agnelli

ITALI-Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka shpërthyer ndaj krimit të Super League-s por edhe ndaj presidentit të Juventusit Andrea Agnellit. Kreu i bardhezinjëve ka dhënë doreheqjen nga kreu i European Club Association, duke u konsideruar si akt tradhëtie nga Ceferin.

Një marrëdhënie që shkonte përtej punës pasi numri një i UEFA-s është edhe kumbari i vajzës së Andreas. Kjo është arsyeja pse sulmi i sllovenit bën edhe më shumë zhurmë.

“Agnelli është zhgënjimi më i madh nga të gjithë, pasi nuk kam parë kurrë një njeri të gënjejë kështu si ai. Kam folur me të të shtunën dhe më tha që ishin vetëm zëra. Më pas tha se më kishte telefonuar sërish, por e vërteta është se kishte fikur telefonin.Lakmia i lejon të gjitha vlerat njerëzore që të avullojnë”, ka thënë Ceferin, teksa Juventusi u rreshtua mes klubeve të Superligës Europiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“UEFA dhe bota e futbollit janë të bashkuar kundër propozimit të turpshëm egoist që kemi parë në 24 orët e fundit nga disa klube të zgjedhura në Evropë që ushqehen me lakmi të pastra mbi të gjitha. Ne nuk e dinim që kishte gjarpërinj mes nesh. Tani e dimë ”, u shpreh Ceferin. Të gjitha këto fjalë drejtohen veçanërisht për Agnellin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment