Showbiz

‘Është një fantazmë’, media zviceriane thumbon Loredanën

Shumë akuza janë ngritur ndaj reperes dhe familjes së saj për mashtrim dhe kërcënim, ndërkohë mediat e huaja vazhdojnë të shkruajnë për Loredanën pas skandalit.
Featured image of article: ‘Është një fantazmë’, media zviceriane thumbon Loredanën Loredana Zefi.

Reperja e njohur, Loredana prej kohësh ka qenë kryefjala e mediave shqiptare dhe të huaja për përfshirjen e saj në skandalin e mashtrimit të një shume të madhe nga një çift zvicerian.(lexo këtu)

Së fundmi, një media zvicerane ka marrë mendimet e disa qytetarëve, duke iu shtruar fillimisht një pyetje bazike: “A e njihni Loredanën?”

Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet. Pavarësisht faktit se Loredana ka studiuar dhe jetuar në Emmenbrücke shumë persona nuk e njohin.

Ndërsa nga ana tjetër, “Nau.ch e ka thumbuar atë duke i kushtuar një artikull me titullin: “Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke.”

Burimi: Nau.ch

L.K/Dosja.al

Shto Koment