Sport

“Është në gjendje vegjetative”, neurologu gjerman flet për gjendjen e Schumacher: Është zgjuar por…

Eksperti i neurologjisë Erich Riederer ka pohuar se shtatë herë kampioni i Formula 1 Michael Schumacher mund të mos shërohet kurrë nga gjendja e tij aktuale
Featured image of article: “Është në gjendje vegjetative”, neurologu gjerman flet për gjendjen e Schumacher: Është zgjuar por… Michael Schumacher

GJERMANI-Eksperti i neurologjisë Erich Riederer ka pohuar se shtatë herë kampioni i Formula 1 Michael Schumacher mund të mos shërohet kurrë nga gjendja e tij aktuale. Schumacher, i cili mbushi 50 vjeç më 3 janar të vitit 2019, nuk është parë në publik që nga aksidenti dhe thuhet se familja e ish-pilotit ka paguar çdo javë 115,000 £ kujdes mjekësor në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës. Kostot e përgjithshme pritet të kenë tejkaluar mbi 20 milion. Në një dokumentar mbi ish-kampionin e botës në Formula 1, i realizuar nga “TMC France”,neurologu shpjegon:

Mendoj se është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk përgjigjet. Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë.Unë mendoj se kjo është maksimumi për të. A ka ndonjë shans për ta parë atë siç ishte para aksidentit të tij? Unë me të vërtetë nuk mendoj kështu, përfundonErich Riederer.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Schumacher ishte viktimë e një traume të rëndë në kokë në një aksident në Meribel të Francës më 29 dhjetor 2013. Që nga ajo kohë, gruaja e tij Corinna ka qenë hermetike në mënyrën më të rreptë të mundshme sa u përket informacioneve për shëndetin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment