Aktualitet

“Është mirë, kam folur në telefon’, Silva Bino konfirmon se shefja e ISHSH është me COVID-19

Në një intervistë në Repolitix, Bino u shpreh se Braho për momentin është mirë
Featured image of article: “Është mirë, kam folur në telefon’, Silva Bino konfirmon se shefja e ISHSH është me COVID-19 Silva Bino, ISHP

TIRANË- Silva Bino, shefa e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka konfirmuar lajmin se drejtoresha e Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho është e prekur me COVID.

Në një intervistë në Repolitix, Bino u shpreh se Braho për momentin është mirë. “Është mirë për momentin, kam folur në telefon”, ka thënë Bino.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi për infektimin e shefes e ISHSH është raportuar sot dhe mësohet se Vjollca Braho është shtruar tek “Shefqet Ndroqi”. Ajo prej ditësh ka qenë me simptoma dhe sot ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment