LIVE UPDATES
Aktualitet

“Është mësuar me mamin” / Fëmija në Tiranë qan se nuk do të kthehet në kopësht, nëna: Kemi frikë nga covid, shpre

1 Qershor 2020, 10:16 Nga DOSJA
“Është mësuar me mamin” / Fëmija në

Tiranë- Sot, fëmijët janë rikthyer sot në kopshte dhe çerdhe, pas afro 3 muajsh qëndrimi në shtëpi. Prindërit, gjyshërit kanë çuar mëngjesin e sotëm të vegjëlit e tyre në këto institucione edukimi. Por, disa fëmijë e nisur me të qara ditën,  pasi nuk kanë dashur të ndahen nga prindërit e tyre.

“Është mësuar me mamin në shtëpi dhe e ka pak të vështirë, i duket sikur është kopshti nga fillimi. Në filim do të jetë e vështirë, por mendoj që është e drejtë të hapen që fëmijët të socializohen, të mësohen sepse edhe për këto nuk ka qenë fazë e lehtë, edhe pse ka qenë i vogël dhe nuk e ka kuptuar situatën. Frika tek prindërit ekzistojnë gjithmonë por shpresojmë që të jenë marrë masa dhe të mos kemi probleme.”, shprehet një nënë, fëmija e së cilës qau në një çerdhe në Tiranë.

Fëmijëve para se të hynin në çerdhe dhe kopshte u është matur temperatura dhe u janë dezinfektuar duart.  Ndërkohë sot në vend janë hapur kufijtë tokësorë dhe plazhet. Kështu nuk ka më zonat të kuqe në vend, por ende nuk ka një vendim  se kur do të hapet transporti publik.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e 1 qershorit qan fëmija në tiranë festa e 1 qershorit qan fëmija në tiranë

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave