Aktualitet

Është me pushime? Haki Çako: Kisha një event familjar, Arben Shehu më ka në zyrë, s’është vetëm Shqipëria në flakë, por i gjithë Ballkani

Ndryshe nga çfarë u raportua, vetë Çako deklaron për FaxNews se në fakt ka pasur një event familjar, por që është kthyer sërish në zyrë. Përsa i përket thirrjes së Shehut, kreu i Emergjencave shton se ai nuk mund t’i bëjë thirrje në këtë mënyrë, aq më tepër kur drejtori ka evente. Gjithsesi ai shton se Shehu tashmë mund të shkojë në zyrën e tij, pasi ndodhet aty.
Featured image of article: Është me pushime? Haki Çako: Kisha një event familjar, Arben Shehu më ka në zyrë, s’është vetëm Shqipëria në flakë, por i gjithë Ballkani Haki Çako dhe foto nga zjarri

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka mohuar se është larguar me pushime, ashtu siç u deklarua nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili i bëri edhe thirrje publikisht që të kthehej në krye të detyrës, duke qenë se Shqipëria është në flakë.

Ndryshe nga çfarë u raportua, vetë Çako deklaron për FaxNews se në fakt ka pasur një event familjar, por që është kthyer sërish në zyrë. Përsa i përket thirrjes së Shehut, kreu i Emergjencave shton se ai nuk mund t’i bëjë thirrje në këtë mënyrë, aq më tepër kur drejtori ka evente. Gjithsesi ai shton se Shehu tashmë mund të shkojë në zyrën e tij, pasi ndodhet aty.

Përsa i përket zjarreve, Çako ka dhënë të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama e ministri Niko Peleshi. Sipas tij, nuk është Shqipëria vendi i vetëm që po Lufton me zjarrin, por e gjithë struktura ndodhet në terren.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një pjesë e punonjësve të Policisë kanë qenë në terren. Ndjej shumë keqardhje për interpretimin. Kreu i KLSH nuk mund t’i bëjë thirrje Drejtorit …Aq më tepër kur mund të kesh një event familjar, siç e kam pasur. Kjo s’do të thotë se nuk kam qenë në detyrë. Nuk është e vërtetë që jam me pushime deri në datë 9 gusht. I gjithë personeli i agjencisë ka qenë në detyrë dhe do te jete ne detyrë. Edhe unë si të gjithë qytetarët mund të kenë një nevojë. Edhe e pata një event familjar. E rëndësishme  se KLSH nuk është penguar asnjëherë për të vepruar. Unë jam te zyra. S’ka asgjë për të fshehur. Ka një organizim masiv të gjitha strukturave. Nuk është vetëm vendi ynë. I gjithë Ballkani është përfshirë nga temperatura të larta. Gjithkush duhet t’i dalë zot vetes,”- tha Çako ndër të tjera.

Më herët Arben Shehu tha për Top Channel se Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë emergjencave civile është bllokuar, pasi drejtori Çako është me pushime. Shehu i bëri thirrje publikisht Çakos që të kthehej në detyrë. Të njëjtën thirrje bëri edhe Presidenti Ilir Meta.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment