Rajoni

“Është mashtruar nga Serbia”/ Hoti i përgjigjet PDK-së: Për një muaj hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës

Hoti shprehet në këtë deklaratë se për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë.
Featured image of article: “Është mashtruar nga Serbia”/ Hoti i përgjigjet PDK-së: Për një muaj hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reguar sërish përmes një postimi në Facebook mbi çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Teksa kanë kaluar dy ditë nga takimi i tij me Presidentin Vuçiç në Bruksel, dhe qeveritarë të tjerë në Kosovë u shprehën se Hoti është mashtruar nga Serbia, ai shprehet në këtë deklaratë se për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë.

E më tej sipas Hotit qasja që ka pasur Kosova në dialog, është legjitime dhe e vetme.

“Parimet e qarta dhe sinqeriteti ynë përballë partnerëve ndërkombëtarë po na mundësojnë ecjen tonë krah tyre dhe po na sigurojnë garancinë për proces dialogues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.”– ka pohuar Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi  i Plotë:

 Askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojmë, sepse është edhe në të mirën e tyre. Për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë. Nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush.  Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë.  Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t’u përballur është tashmë pas nesh.  Parimet e qarta dhe sinqeriteti ynë përballë partnerëve ndërkombëtarë po na mundësojnë ecjen tonë krah tyre dhe po na sigurojnë garancinë për proces dialogues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës.

Më 16 korrik në Bruksel është zhvilluar për 3 orë me rradhë takimi mes liderit të Kosovës , Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së. Nga ky takim u mësua se ishte folur për çështjet e të zhdukurëve në luftën e Kosovës si edhe për ekonominë.  Ndërsa  Vuçiç ka bërë me dije se bisedimet mes palëve do të vazhdojnë sërish më datë 22 korrik.

A.C/Dosja.al

Shto Koment