Aktualitet

‘Është marrë në mbrojtje’, Idajet Beqiri: Izet Haxhia do rifillojë deponimet kundër Sali Berishës

Në një reagim Beqiri shprehet se janë marrë masa të posaçme sigurie te burgu “302” në mbrojtje të sigurisë së jetës së tëIzet Haxhisë, pas denoncimit të tij se është tentuar ti bëhet eliminim fizik.
Featured image of article: ‘Është marrë në mbrojtje’, Idajet Beqiri: Izet Haxhia do rifillojë deponimet kundër Sali Berishës Izet Haxhia, Idajet Beqiri dhe Sali Berisha

TIRANË- Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, ka reaguar sot në lidhje me incidentin e klientit të tij, duke thënë se ish-truproja i Sali Berishës tashmë ka marrë statusin e të mbrojturit të drejtësisë.

Në një reagim Beqiri shprehet se janë marrë masa të posaçme sigurie te burgu “302” në mbrojtje të sigurisë së jetës së tëIzet Haxhisë, pas denoncimit të tij se është tentuar ti bëhet eliminim fizik. Avokati thekson se Izet Haxhia se sot do rifilloj deponimet e tij si dëshmitar kundër Sali Berishës.

REAGIMI I PLOTË

Izet Haxhiaj pritet të fitoi statusin e të mbrojturit të drejtësisë, ndërkohë që sot rifillojnë deponimet e tij si dëshmitar okular kundër krimeve të kryera nën nxitjen, frymëzimin dhe organizimin e Sali Berishës. Pas incidentit të rënd të datës 9 tetor 2019 kundër Izet Haxhisë dhe fillimit të procedimit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për këtë ngjarje, si dhe pas ndërprerjes për një javë të deklarimeve të këtij dëshmitari okular kundër Sali Berishës për krimet e kryera gjatë viteve 1991-1999, institucionet përkatëse, duke filluar nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit dhe deri te Ministria e Drejtësisë, kanë marr një serë masash në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij Eriona Paruca. Janë marr masa të posaçme sigurie në Burgun 302 ndaj Izet Haxhisë. Thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike etj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kushtet kur veç avokatit të tij, i vetmi person që po i qëndron pranë, që plotëson nevojat e tij dhe që ndihmon Izet Haxhinë është e fejuara e tij, Eriona Paruca, janë eleminuar plotësisht incidentet e qëllimshme kundër saj në raport me takimet dhe kontaktet me Izet Haxhinë si dhe janë marr me seriozitetin e duhur dhe po trajtohen ligjërisht të gjitha kërcënimet e rënda, fyerjet, poshtrimet dhe kanosjet për vrasje që i janë bërë asaj prej disa individëve konkret dhe anonim në faqet e facebook, në telefon etj. Unë, si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor i Izet Haxhisë, si dhe vet Izet Haxhiaj, i kemi kërkuar prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që, për vet natyrën e deponimeve të Izet Haxhisë, për krimet e rënda që janë kryer dhe që po zbardhen prej tij, për subjektin kryesor, autorin e kryerjes së këtyre veprave me rrezikshmëri të lartë dhe pasoja të rënda për Shqipërinë, siç është ish Presidenti i Republikës Sali Berisha, për rrezikshmërinë potenciale që paraqet ai edhe aktualisht në zhdukjen e provave dhe të dëshmitarëve okularë, t’i jepet Izet Haxhisë Statusi i të mbrojturit të drejtësisë.

Të përgjegjshëm se një vendimarrje e tillë për t’i dhënë Izet Haxhisë Statusin e të mbrojturit nga drejtësia do kohën dhe procedurat e veta, ditën e premte që kaloi, pas takimit me oficerin e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në ambjentet e Burgut 302 në Tiranë, i deklaruam atij se Izet Haxhiaj do të vazhdoj rregullisht deponimet e tij, si më parë, pranë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke filluar nga dita e sotme dhe ditët në vijim.

Pak ditë më parë avokati i Izet Haxhisë në një deklaratë për mediat u shpreh se klientit të tij i është bërë një atentat dhe kërkohet eleminimi fixik. Po ashtu Beqiri shtonte se Haxhia nuk do të jepte asnjë deklaratë pasi jeta e tij ishte në rrezik. Pak ditë më parë Izet Haxhiaj ka deponuar tek Krimet e Rënda kundër krimeve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment