
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka falenderuar Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili i shprehu ngushëllime për viktimat që humbën jetën ditën e sotme si pasojë e tëmetit me magnitutë 6.6 rihter. Edhe kreu i shtetit turk në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka ngushëlluar homologun e tij grek duke thënë se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Ndër të tjera ai thotë se në këto momente të vështira që po përballen vendet solidarizimi është më i vlefshëm se çdo gjë tjetër.
“Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra të tjera në jetë”, shkruan Erdogan në twitter.
Kryeministri grek para disa orësh ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, ku i ka përcjellur Presidentit të Turqisë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e njerëzve në Turqi duke thënë se pavarësisht konflikteve që kanë në këto momente ata duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.
438 të plagosur dhe 12 viktima janë regjistruar deri më tani në Turqi si pasojë e tërmetit magnitudë 6.5 të shkallës rihter që goditi ditën e sotme qyetin e Izmirit. Lëkundjet e Tërmetit me magnitudë 6.5 të shkallës rihter që tronditën Turqinë , janë ndjerë edhe në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare dhe 9 të tjerë janë plagosur.
(A.k.dosja.al)