Aktualitet

Është keqtrajtuar një i mitur/ Policia përgënjështron lajmin: Nuk është e vërtetë (NJOFTIMI)

Shtetësja në fjalë ka denoncuar një 25-vjeçar, dhe tashmë ai po procedohet penalisht për “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Featured image of article: Është keqtrajtuar një i mitur/ Policia përgënjështron lajmin: Nuk është e vërtetë (NJOFTIMI) Pamje nga protesta

DURRËS- Policia e Durrësit ka dhënë sqarime në lidhje me lajmin se një i mitur që protestonte kundër vrasjes së Klodian Rashës është shoqëruar në komisariat.

Policia thotë se pasditen e sotme në në ambientet e Policisë Durrës një shtetase 41-vjeçe, banuese në Maminas, për të bërë një denoncim, pasi ka dalë nga spitali duke qenë se ajo nuk ndihej mirë. Shtetësja në fjalë ka denoncuar një 25-vjeçar, dhe tashmë ai po procedohet penalisht për “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sqarim i Policisë Durrës
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetin social të shtetasit S. B., se një i mitur është keqtrajtuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ju sqarojmë se:
Më datë 12.12.2020, rreth orës 00:30, është paraqitur në ambientet e Policisë Durrës një shtetase 41 vjeçe, banuese në Maminas, për të bërë një denoncim. Shtetësja në fjalë nuk është ndjerë mirë dhe nga ana e shërbimeve të Policisë është njoftuar ambulanca e Spitalit Rajonal Durrës të cilët e kanë marrë dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme. Pas daljes nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, kjo shtetase ka bërë kallëllzim për një shtetas 25 vjeç, në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”. DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment