Politike

Video/ “Është katunar, i njeh mirë”, Rama viziton kafshët në panair me Zahon përdore, i vogli kërkon Ponin por kryeministri e gënjen: Ka ikur të flejë gjumë

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama shihet teksa viizton të gjitha stentat njëra pas tjetrës, por u ndalën tek kafshët.
Featured image of article: Video/ “Është katunar, i njeh mirë”, Rama viziton kafshët në panair me Zahon përdore, i vogli kërkon Ponin por kryeministri e gënjen: Ka ikur të flejë gjumë Rama dhe Zaho me kalin
Përditësuar:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka marrë djalin e tij Zaho përdore dhe ka shkuar të vizitojë sot panairin “Shqipëria punon tokën”. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama shihet teksa viizton të gjitha stentat njëra pas tjetrës, por u ndalën tek kafshët.

Saktësisht Zaho kërkoi të ushqentë një kalë të bardhë që ishte i gjinisë femërore me emrin Kristi.

“Çshtë katunar, i njeh mirë kafshët,”- thotë Rama për të birin.

Por i vogli i kryeministrit mesa duket kërkonte një tjetër kalë, Ponin.

Ku është Poni?”- thotë ai.

Nga ana tjetër, Rama e gënjen duke i thënë se Poni ka shkuar të flejë gjumë. Zaho merr një copë mollë dhe e ushqen kalin teksa dëgjohet duke thënë: Më mban dot?

Më pas të shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi vijojnë rrugën për në stendat e tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment